E shtunë, 22 Shkurt, 2025

“Mësuesi paguhet më pak se pastruesja e ministrisë”

- Advertisement1-

Kreu i federatës sindikale të arsimit Nevruz Kaptelli, tha se raporti i PISA për Shqipërinë do të jetë më keq vitin e ardhshëm në rast se pagat e mësuesve nuk rriten.

Ai tha se rritja e pagave të mësuesve duhet bërë menjëherë, pasi nuk do të ishte çudi që me këto paga të mbeteshim pa mësues.

- Advertisement -

Sipas tij pagat e mësuesve janë në të njëjtin nivel me pagat e sanitareve të ministrisë.

“Në rast se paga e mësuesve nuk do të motivojë maturantët që të shkojnë në degët e mësuesisë, ne pas disa vitesh nuk do të kemi më mësues. Ata që kanë mbaruar shkollën me nota 5, se sipas pagës që kanë mësuesit, për çfarë duhet të shkojmë atje.

Ka një mesatare për mësuesit, por këto tani janë fakultative. Mesatarja duhet të jetë mbi 8. Si mund të japë mësim dikush që vjen nga arsimi i mesëm me nota të ulëta. Qeveria asnjëherë nuk e ka pasur prioritet arsimin. Janë larguar shumë arsimtarë.

Nëse pagat e mësuesve nuk dyfishohen menjëherë, jo në korrik, por në fillim të vitit. Nëse nuk vlerësohet puna e mësuesve, atyre ju hoq shpërblimi që merrnin prej 10 mijë lekësh në fund të vitit, ata kanë mbetur me një pagë më të ulët se pastruesja e ministrisë, me një pagë më të ulët se shoferët e administratave, ndonjëherë edhe të ujësjellësve, atëherë, ku është e ardhmja?”-tha Nevruz Kaptelli. /euronews.al

https://www.youtube.com/watch?v=fVBHHlCvCh0

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

“Matematicienët” e vegjël: Vëlla e motër i pret gara në Spanjë

Nina Jakupi nuk e ka fare problem t’i llogarisë numrat e shifrat edhe më...

Dy nxënës nga Gjilani pjesë në garat më të mëdha të matematikës në botë

Dy nxënës gjilanas do të jenë përfaqësues të Republikës së Kosovës në garat ndërkombëtare...

Arsimtari Enver Sejdiu – një figurë e rëndësishme në fushën e edukimit fizik

Arsimtari Enver Sejdiu është një figurë e rëndësishme në fushën e edukimit fizik, i...

Nga Rrezarta Dushi: Sjellja e nxënësve ndaj mësuesve një aspekt shumë i rëndësishëm në procesin mësimor

Sjellja e nxënësve ndaj mësuesve është një aspekt shumë i rëndësishëm në procesin mësimor....