E diel, 19 Janar, 2025

Mësuesi nga Kukësi shpreh problemin: Gjimnazi është përgjysmuar, nxënësit po ikin në Angli

- Advertisement1-

Numri i të rinjve që zgjedhin të krijojnë një jetë më të mirë jashtë Shqipërisë po rritet ndjeshëm.

Ky largim gjithnjë në rritje ka ndikuar edhe në shkolla, pasi numri i nxënësve është ulur shumë.

- Advertisement -

Mësuesi i matematikës dhe informatikës në shkollën “Adem Pista” në Zarishtë, ka treguar Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit” se në klasa ka më shumë vajza se djem, pasi këta të fundit janë larguar drejt Anglisë.

Sipas tij, ka nga ata që largohen me familjen dhe nga ata që ikin në “shtëpi bari”.
“Gjimnazi është gjysmë për gjysmë. Tani gjimnazi ka më shumë goca, derisa edhe ato të martohen dhe nisen për Angli me burrat.

Nuk është problemi i vendit të punës sime se dega që kam unë matematik-informatik premton. Problemi është që shkurtohen vendet e punës te të tjerët. Se nëse ikën rinia, për ca të duhet shkolla andej. Shumica andej punojnë punë të ndershme, jo të gjithë shkojnë me “shtëpi bari”. Shkojnë me familjen”, tha mësuesi.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Drejtoresha e shkollës “Elena Gjika” pret në takim themeluesin e PISA-s

Shkolla "Elena Gjika" në Prishtinë ka njoftuar se drejtoresha Zana Zeqiri ka pritur në...

Nxënësit e shkollës “Vaçe Zela” kujdesen çdo ditë për bimët e mbjella në kopshtin e shkollës

Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, ka publikuar foto të nxënësve të shkollës “Vaçe Zela”,...

Pensionohet mësuesi Sadik Krasniqi nga Drenasi pas 42 viteve në arsim

Sot, në një ditë plot emocione dhe mirënjohje, nxënësit, kolegët dhe banorët e Llapushnikut...

Mbajtja e trajnimeve – SBASHK vjen me njoftim të fundit

SBASHK ka publikuar emrat e dy grupeve të pjesëmarrësve nga Peja për trajnimin "Aplikimi...