Mësuesi Naim Sadiku pasuron bibliotekën e shkollës “Vesel Muja” me mbi 300 libra

- Advertisement5 -

Mbi 300 libra i janë shtuar fondit të bibliotekës së Shkollës Fillore të Mesme të Ulët SHFMU “Vesel Muja” në Mihir, falë një donacioni të realizuar nga mësuesi Naim Sadiku.

- paragrafi 1 -

Librat, të cilët janë dhuruar nga biblioteka personale e mësuesit Sadiku, përfshijnë tituj të ndryshëm letrarë dhe edukativë, të destinuar për nxënësit e kësaj shkolle.

- Advertisement - M1

Me këtë kontribut, biblioteka e shkollës në kuadër të Komunës së Gjilanit pasurohet me mbi 300 tituj të rinj, duke përmirësuar fondin ekzistues dhe duke krijuar kushte më të mira për aktivitete letrare dhe edukative.

Ky veprim vlerësohet si një shembull i angazhimit personal në funksion të arsimit dhe mbështetjes së drejtpërdrejtë për nxënësit, në një kohë kur promovimi i leximit mbetet një ndër sfidat kryesore të sistemit arsimor.

Screenshot 2026 02 26 235812