Naim Sadiku, mësues në Shkollën Fillore të Mesme të Ultë “Vesel Muja” në Mihir nga biblioteka e tij personale ka dhuruar mbi 300 libra për Bibliotekën e kësaj shkolle.
Siç ka theksuar mësuesi Naim, këto libra do të jenë në shërbim të nxënësve të kësaj shkolle, të cilët e kanë pasion leximin, andaj prej tashti Biblioteka e SHFMU “Vesel Muja” të Komunës së Gjilanit, do të jetë më e pasur me tituj të rinj.
Këtë gjest të mësuesit Naim e ka vlerësuar lart edhe drejtori i Shkollës, Ajvaz Beqiri, i cili ka falënderuar mësuesin Naim për dhurimin e 300 lektyrave për nxënësit e kësaj shkolla.
Shembujt si ky i mësuesit Naim duhet të ndiqen edhe nga të tjerët, ngase ndonëse jetojmë në një kohë të teknologjisë, libri edhe më tej mbetet miku më i çmuar i nxënësve.
