E shtunë, 11 Janar, 2025

Mësuesi Luan Stafasani: Një prind dhe një mësues i kujdesshëm e nxit qysh herët fëmijën të lexojë

- Advertisement1-

Një prind dhe një mësues i kujdesshëm e nxit qysh herët fëmijën të lexojë. Të lexuarit iu hap dyert e dritaret e jetës për të dalë nga bota e vogël e njeriut e për të zënë një vend të nderuar në botën e madhe së cilës i takojmë.

Procesi i të lexuarit këshillohet që të jetë bashkëudhëtar i njeriut gjatë gjithë jetës së tij dhe së pari e më së shumti lidhet me dëshirën që duhet të ketë çdo njeri për të lexuar letërsi artistike por jo vetëm si të tillë.

- Advertisement -

Një prind i kujdesshëm dhe një mësues i tillë e nxit qysh herët fëmijë njeriun të lexojë duke argumentuar përmes thënieve motivuese të mirat që sjell procesi i të lexuarit.

Të gjithë ata që janë të lidhur me leximin kujtojnë thënien e parë që kanë dëgjuar se të lexuarit iu hap dyert dritaret e jetës për të dalë nga bota e vogël e njeriut e për të zënë një vend të nderuar në botën e madhe së cilës i takojmë.

Të lexuarit nxit vetëbesimin, nuk ndihesh inferior në asnjë mjedis a situatë ku mund të gjendesh, të pajis me armën e fortë të arsyetimit tek i cili mbërrihet përmes mendimit që krijohet nëpërmjet leximit. Kur je duke lexuar në një farë mënyre je duke biseduar me një njeri të ditur e të emancipuar siç presupozohet se janë shkrimtarët e krijuesit letrar, pasuron fjalorin ose leksikun ndryshe, mban shpirtin e ri e të butë pavarësisht moshës që ke.

Të lexuarit të përmirëson mendimin, bëhesh folës i zoti në çdo fushë të jetës pasi letërsia është e vetmja fushë ndoshta që lidhet me të gjitha fushat e jetës, të mëson ligjet e saj. Dikush që lexon ka fantazi e imagjinatë, mban trurin aktiv. Kush është drejtues sot ka qenë lexues i zellshëm dje, lexuesi i mirë ka fuqi për të ndryshuar, pasionin e destinacionin e qartë se ku do të mbërrijë.

Libri është mik i urtë e i gjithkohshëm, të gjendet pranë kur ti dëshiron, shërben edhe për të kaluar kohën, është një Iloj terapeuti që të largon nga streset e kohës e të shëtit e jeton nëpër të gjitha epokat e shoqërisë e njerëzimit, kupton veten, aktualen, të shkuarën e të ardhmen.

Të lexuarit është gur themeli për tu bërë njeri. Ata që lexojnë janë njerëzit më të mirë për t’u dashur dhe kanë sytë më të bukur në botë. Ashtu si trupi ka nevojë për ushqim për t’u rritur e forcuar edhe mendja do lexim për t’u zhvilluar.

- Advertisement -rrrrrrr

Shkruar nga mësuesi Luan Stafasani

© Portali Shkollor

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Pensionohet mësuesja Shkurte Zekaj nga Deçani

Është pensionuar mësuesja Shkurte Zekaj nga Deçani, shkruan AlbanianEducation.net. Njoftimi nga Drejtoria e Arsimit: Me rastin...

Shkolla “Mustafa Bakia” në Prizren nis gjysmëvjetorin e dytë me gara të fizikës

Shkolla "Mustafa Bakia" në Prizren ka nisur gjysmëvjetorin e dytë me gara, ku nxënësit...

20 pedagogë të rinj janë shtuar në shkollat e Prishtinës me qëllim të përmirësimit të cilësisë në arsim

Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës, Jehona Lushaku-Saddriu ka njoftuar se gjatë këtij...

Shpërblehen 63 nxënës, fitues në garat vendore dhe ndërkombëtare të matematikës dhe fizikës

63 nxënës, fitues në garat vendore dhe ndërkombëtare të matematikës dhe fizikës gjatë...