E hënë, 24 Shkurt, 2025

Mësuesi Lin Shtjefni 33 vite kontribut në arsim: Më mungojnë zhurmat e nxënësve

- Advertisement1-

Kjo është rruga që për 33 vite, Lin Shtjefni e ka bërë çdo ditë, për të shkuar në shkollën “Shtjefen Gjeçovi”, në Lezhë, ku ai jepte mësim.

Sapo ka dalë në pension. Nuk ka qenë e lehtë për të, por çdo gjë ka një fillim dhe një fund.

- Advertisement -

“Na mungon komunikimi i përditshëm, jemi mësuar me cicërmat e këtyre fëmijëve, puna me kolegët, stafin, të punosh 33 vjet dhe tani më duket sikur unë vazhdoj prapë, fillimet e para kisha mërzitjen, por jam përpjekur të largoj veten nga rutina e përditshme, lexoj të paktën 50 faqe në ditë”- nënvizoi ish-mësuesi.

Zoti Lin, tregon se në këto vite, ka hasur shumë vështirësi në arsim, por tre vitet e fundit për të do të ishin më sfidueset.

“Ne zhvilluam tre vite mësim online ishte diçka e veçantë dhe e vështirë por e arritëm, i provova të gjitha në arsim”- shtoi ai.

Largimi nga bankat e shkollës, e bëri të kuptojë, vlerën dhe rëndësinë që ka mësuesi. Është I zhgënjyer paska, me rininë sot.

“Më thënë të drejtën nuk respektohet, tek nxënësit nuk është më ai respekti që kemi pasur dikur…nxënësit të përshëndeste në rrugë të thoshte mirëmëngjes, sot pak më ndryshe, nuk e kanë më atë, ndoshta ka ndikuar dhe bota virtuale”- tha Shtjefni.

Tashmë për mësuesin e matematikës, është koha që të shijojë, pensionin, nipërit dhe mbesat. Siç ai thotë, është koha e familjes.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Lajm shumë i mirë për shkollën “Dardania” në Prishtinë: Pajiset me 2200 dollapë për nxënësit

Shkolla "Dardania" në Prishtinë ka njoftuar se kanë pranuar 2 mijë e 200 dollapë...

Lajm i mirë: 5600 dollapë për nxënësit e 9 shkollave fillore në Prishtinë

Punë e mirë po vazhdon të bëhet në shkollat e Prishtinës. Sot drejtoresha e...

Në shkollën “Ndre Mjeda” në Rakosh po vazhdon vlerësimi i performancës së mësimdhënësve

Në shkollën "Ndre Mjeda" në Rakosh të Istogut po vazhdon puna e ekipit për...

Luljeta Murati, zgjedhet mësuesja më e dalluar në shkollën “Ismail Qemali” në Prishtinë

Luljeta Murati, mësimdhënëse e Fizikës e cila punon qe 25 vite duke kontribuar në...