MËSUESI I SUKSESSHËM DHE VIRTYTET E TIJ TË NDRITSHME
1. Është model i mirësisë për nxënësit e tij, i dashur tek ata dhe i nderuar.
2. Gjithnjë i pranishëm në orën e tij mësimore, i kujdesshëm dhe i interesuar për t’u sjellë dobi studentëve dhe për t’i ngjitur ata lart në shkallët e diturisë.
3. I zhveshur nga vrazhdësia, ashpërsia, vulgariteti, mendjemadhësia dhe mendje-cektësia. U afrohet nxënësve me dashuri dhe ata po ashtu i afrohen atij me dashuri.
4. Izolues në dijen e tij, i dalluar në artin e tij, hulumtues në teorinë e tij.
5. Është lexues i rregullt, është enciklopedi njohurish; ka njohuri për kulturën e kohës së tij dhe di objektivat e popullit të tij.
6. I mprehtë në atë që thotë, zbavitës me nxënësit e tij, entuziast gjatë mësimit dhe shpjegimeve të leksioneve.
7. Studioz në vazhdimësi, preciz në terminet profesionale dhe i rregullt në punën e tij.
8. Qëndron larg çdo komprometimi dhe gjëje të dyshimtë, i pajisur me karakteristika të bukura.
9. Nuk konsumon shaka të tepruara, fjalë boshe, ahmakllëk, argëtime, por fjalë të këndshme. Është folës me shije dhe ka gjuhë të pastër.
Çelësi i Suksesit nga Aid El Karni | Përktheu Agron Islami