E shtunë, 22 Shkurt, 2025

Mësuesi hero: Ecën 3 orë në këmbë për të mësuar nxënësin e vetëm të shkollës

- Advertisement1-

Kastriot Aliko bën 7 km rrugë çdo ditë në këmbë. Ai është në mësues në fshatin Vodicë të Ersekës. Kastrioti e bënë këtë sakrificë jo për shumë nxënës por për një të vetëm.

Fshati është shpopulluar dhe i vetmi fëmijë në shkollë është një 9-vjeçar. Çdo ditë i thuhet të bëjë 3 orë në këmbë për të mbërritur në shkollë, pasi rruga drejt fshatit nuk ka shërbim transporti.

- Advertisement -

Mësuesi nuk e ka lënë asnjë ditë shkollën pa hapur edhe pse në koridoret e saj lëviz vetëm Thomai, i cili është në klasën e dytë. Familjarët e fëmijës thonë se ai ka pasur probleme me të folurën, pasi fjalët e para i ka thënë në moshën 6-vjeçare. Kastriot Aliko ka qënë prind i dytë për të voglin, i cili tashmë po përpiqet të mësoj si normalisht.

“Nxënësi im quhet Thoma është në klasën e dytë, është një nxënës shumë i mirë. Më jep shumë dashuri dhe i jap shumë dashuri. Unë përpiqem që ai të zhvillohet dhe të mësojë njësoj si fëmijët e tjerë në Korëë apo Tiranë. Profesioni nuk është i vështirë për mua, kam 35 viet eksperiencë. Gjithë vështirësia është rruga. Nga rruga automobilistike, derisa të vijë në fshat është 7 kilometra eci në këmbë, e bëjë 1 orë e gjysmë për të ardhur e po kaq për të kthyer, 3 orë rrugë ëdo ditë” – thotë mësuesi për Report TV.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

“Matematicienët” e vegjël: Vëlla e motër i pret gara në Spanjë

Nina Jakupi nuk e ka fare problem t’i llogarisë numrat e shifrat edhe më...

Dy nxënës nga Gjilani pjesë në garat më të mëdha të matematikës në botë

Dy nxënës gjilanas do të jenë përfaqësues të Republikës së Kosovës në garat ndërkombëtare...

Arsimtari Enver Sejdiu – një figurë e rëndësishme në fushën e edukimit fizik

Arsimtari Enver Sejdiu është një figurë e rëndësishme në fushën e edukimit fizik, i...

Nga Rrezarta Dushi: Sjellja e nxënësve ndaj mësuesve një aspekt shumë i rëndësishëm në procesin mësimor

Sjellja e nxënësve ndaj mësuesve është një aspekt shumë i rëndësishëm në procesin mësimor....