Mësuesi Halit Shehu, me përvojën 36 vjeçare ka bërë që nxënësit ta duan Matematikën

- Advertisement -

Profesor Halit Shehu është një nga mësuesit më të përkushtuar të gjimnazit “Petro Nini Luarasi” në Tiranë, i cili me përvojën 36 vjeçare në mësimdhënie ka bërë të mundur që nxënësit ta duan lëndën e Matematikës.

Për të sot një postim ka bërë ministrja Ogerta Manastirliu.

- Advertisement -

Postimi i saj:

#MirënjohjePërMësuesitTanë 🙏🏻

Profesor Halit Shehu është një nga mësuesit më të përkushtuar të gjimnazit “Petro Nini Luarasi” në Tiranë, i cili me përvojën 36 vjeçare në mësimdhënie,💡ka bërë të mundur që nxënësit ta duan lëndën e Matematikës dhe të arrijnë rezultate të larta. 👨‍🏫

- Advertisement -

Profesor Haliti ka ndihmuar breza nxënësish të shkëlqejnë, nga olimpiadat e matematikës deri te Matura Shtetërore.

Përveç kësaj, ai ka dhënë kontribut të madh në recensimin e teksteve dhe trajnimin e mësuesve të Matematikës.👏