Mësuesi Florent Selca: Mësuesi sot hero (për 7 Mars), nesër…

- Advertisement -

SOT HERO, NESËR HORR

- paragrafi 1 -

Zgjohet mileti një ditë në vit e na shpallin heronj, na nderojnë e na çmojnë për punën tonë.

- Advertisement -

Ka nevojë që të vijë 7 MARSI dhe ne si shoqëri të vetëdijësohemi sado pak.

Ne fanarët e diturisë, ne fisnikët e shoqërisë, misionarët e ndryshimit dhe simbol i sakrificës sot, të gëzojmë se nesër nuk do jemi këta që ata po thonë sot.

Si me maxhi, pas 7 MARSIT, ne konvertohemi në ata të paditurit, analfabetët, dembelat dhe jo meritorët edhe për këto pak paga që i marrim.

- Advertisement -

Aq shumë i çmojnë mësuesit këtu në dheun tonë saqë edhe ndonjë mirënjohje minimale që mund t’na vijë nga nxënësit tonë na i kanë ndaluar duke i konsideruar si të panevojshme.

Nuk mund t’i pastroni mëkatet tuaja të 364 ditëve me një urim në një ditë të shënuar.

A thua mendoi kështu Pandeliu kur me shumë mund dhe sakrificë e hapi shkollën e parë shqipe, se do vie një ditë kur mësuesi do etiketohej si injorant.

Po Petro Nini Luarasi, Kristoforidhi, motrat Qiriazi, Lugoreci, Naimi e Naumi që e shkroi abetaren se pas gjithë kësaj kohe armiku i mësuesit do jetë vetë ish-nxënësi i tij.

Mos na uroni se s’ju besojmë fjalëve të bukura që dalin nga gojët e shëmtuara.

Na kryqëzuat në kohën e rezistencës sonë për pak më tepër dinjitet e sot po na lavdroni e po na uroni. Heshtni të paktën e mos u bëni hipokrit, lëreni injorancën t’ju vërboi edhe në këtë ditë të bekuar.

Mësuesit kosovarë nuk kanë kohë për të festuar. Ata janë në luftë me injorancën që i ka mbërthyer me kthetra edhe institucionet e diturisë.

Kthetrat kanë depërtuar gjerë në asht e dhembje nuk po ndjejmë, ka ngel veç mëshira dhe lutjet tona ” Zot fali se nuk dinë çfarë po bëjnë”.