Mësuesi është një prind i dytë: Rsati kur i kishte dhuruar veshkën për nxënësen e saj

- Advertisement -

Nuk thonë kot që mësuesi është një prind i dytë.

- paragrafi 1 -

Një mësuese në një shkollë të Detroit është treguar me të vërtetë një nënë e dytë për një nxënëse të saj, kjo sepse ajo i ka bërë një dhuratë shumë të veçantë asaj.

- Advertisement -

Nadirah Muhammad 39 vjeçare i ka dhuruar veshkën nxënëses A’Ja Booth, 18-vjeçare.

Për katër vite me radhë , tri herë në javë, Booth është detyruar që të lëshojë orët mësimore për të bërë dializën.

Pikërisht kjo e ka nxitur Nadirah që të bëjë këtë akt fisnik.

- Advertisement -

“Fjalët nuk mund të shprehin se çfarë ndjejë për mësuesen time. Do i jem gjithmonë falënderuese sepse kjo do të thotë shumë për mua, madje që tani e ndjejë që ajo është si një nënë e dytë për mua” –është shprehur Booth në një deklaratë për ueb-faqen e shkollës së saj.

“Nëse Booth do të ishte fëmija im, do të doja shumë që dikush ta bënte të njëjtin veprim si unë”, ka thënë mësuesja më pas.