Mësuesi e nxënësi rrihen keq mes vete brenda klasës në një shkollë në Serbi

- Advertisement -

Një mësues dhe një nxënës janë rrahur mes vete në shkollën teknike “Despot Durad” në Smederevë të Serbisë.

- paragrafi 1 -

Incidenti ndodhi të hënën, por video është publikuar të premten.

- Advertisement -

 

Deri te rrahja ka ardhur pasi mësuesi ka tentuar t’i marrë telefonin nxënësit, shkruan “Klix”.

Në videon e realizuar nga një nxënës i klasës, shihet teksa mësuesi i merr telefonin nxënësit. Më pas filloi përleshja, që zgjati disa sekonda. Nxënësi arriti t’ia merrte telefonin mësuesit dhe më pas doli nga klasa.

- Advertisement -

Rasti është iniciuar si shkallë e tretë e dhunës, që është niveli më i lartë i dhunës në Serbi.