“Mësuesi e mbylli fëmijën në klasë, kishte qëllim të mirë…”, flet drejtori i shkollës “Ilaz Thaçi”

- Advertisement -

Një nxënës i klasës së gjashtë në shkollën fillore “Ilaz Thaçi” në Han të Elezit ka qëndruar i vetëm në kabinetin e biologjisë.

- paragrafi 1 -

Kjo ka ngritur shqetësime te prindërit e tij dhe shokët e klasës.

- Advertisement -

Djali, i cili ka shenja të autizmit, i ka pohuar nënës se ishte i izoluar në kabinet, ndërsa disa bashkëmoshatarë raportuan se mësuesi S.C. e kishte “mbyllur” aty, raporton Kiks Kosova.

S.C.ndërkaq ka deklaruar për prindërit se veprimi ishte me qëllim të mirë, për të ndihmuar fëmijën, jo siç është pretenduar nga nxënësit.

Derisa drejtori i shkollës, Akif Shkreta, ka përjashtuar idenë e keqtrajtimit.

- Advertisement -

“Deklarata e tij është që kam pas qëllim të mirë për të (nxënësit në fjalë)”, ka deklaruar ai.

Kjo situatë konsiderohet si rast i mbyllur në këtë institucion arsimor pasi nuk është e vërtetë, sipas drejtorit Akif Shkreta.

Ai thotë se nxënësit mund ta kenë keqkuptuar komplet qëllimin e arsimtarit të biologjisë.

Se nxënësi R.K, nuk ka qenë në klasë më shokët e tij në orën e biologjisë, por i vetëm në kabinet, arsimtari S.C. ia ka pohuar edhe pedagogut të shkollës, Irfan Qajani.

Shokët e klasës së R.K, alarmuan rastin në shkollë, pasi sipas tyre ishte jo normale trajtimi që mësuesi pati ndaj 12 vjeçarit, i cili siç ka pohuar edhe nëna e tij, ka shenja të autizmit.

Marrë nga KlanKosova