Gazetarja Paulina Nushi foli për figurën e ish-mësuesit të saj në Pejë dhe ndryshimet që ajo vëren në ditët e sotme tek nxënësit për figurën e mësimdhënësve.
Ajo duke kujtuar me mall mësuesin e saj Idriz Kelmendi nga shkolla fillore “Asdreni” në Pejë, thekson se dikur mësuesi ishte një figurë autoriteti, respekti dhe ndikimi të madh në jetën e nxënësve.
“Fjala e mësuesit ka qenë e padiskutueshme, ka pasur autoritet”
“Ka qenë një lloj zotnie i veçantë qe nuk mundem me harru figuren e tij, me jep aq shume dashni edhe sot, dhe mundohem t’i tregoj vajzës time çfarë rëndësie ka mësuesi”, ka thënë ajo në T7, shkruan AlbanianEducation.net.