Tregime të mësuesve heronj dëgjojmë jo rrallë herë. Por një tregim të tillë si ai i mësuesit mitrovicas Dibran Hajdini vështirë që keni dëgjuar ndonjë herë.
Mësuesi Dibran e nisi karrierën e mësimdhënies më 1974 si një 22 vjeçar në Shalë të Bajgorës në shkollën “Bislim Hajdari” në fshatin Selac.
Ai si një i ri plot entuazizëm, veç mësimdhënies merrej edhe me punë tjera në të mirë të komunitetit.
Pas luftës, përmes një projekti të financuar nga Banka Botërore nisi projektin e kuktivimit të 20 koshereve me bletë në kopshtin e shkollës me mjaltën e të cilave ushqenin nxënësit.
Veç ushqimimit të nxënësve, mjaltën ata po e shisnin që me paratë e tubuara të organizonin eskurzione për fëmijët e poashtu i ndihmonin nxënësit skamnorë.
Mësuesi Dibran mbetet shembull i një mësuesi të përkushtuar e me zemër të madhe. Ai sot shijon kohën e pensionimit i rrethuar me familjen dhe dashamirët e tij./Marrë nga Mitropol/
