Mësuesi detyron 30 fëmijë të godasin veten me shuplaka

- Advertisement -

Një mësues është filmuar duke detyruar më shumë se 30 fëmijë të qëllonin veten e tyre me shuplaka në një kopsht në Kinë.

- paragrafi 1 -

Edukatori kërkoi që fëmijët të qëllonin veten sa më shumë që të ishte e mundur dhe nëse nuk e bënin, do ti qëllonte vetë.

- Advertisement -

 

Mësuesi nga Hainan është arrestuar. Incidenti raportohet se ndodhi në një kopsht privat në rajonin e Tunchang të mërkurën.

Videot që qarkullojnë në internet tregojnë se djemtë dhe vajzat që rrahin veten përsëri dhe përsëri ndërsa qëndrojnë në tre rreshta.

- Advertisement -

Në një moment, mësuesi shkon tek një djalë e qëllon tre herë me shuplakë.

Klipi më pas tregon teksa i afrohet një djali tjetër dhe godit në fytyrë një herë.

Prindërit thanë se nuk është hera e parë që mësuesi është kapur duke ndëshkuar nxënësit e tij.

Mbetet e paqartë pse nxënësit u ndëshkuan.