Mësuesi Besnik Bashaliu: Reforma Kurrikulare Arsimore si nevojë e domosdoshme për rritje cilësore në arsim

- Advertisement -

Në një kohë kur  Ministria e Arsimit dhe Sportit po nxit një reformë në kurrikulën e arsimit shqiptar për t’a përafruar atë me standardet e BE, gjykoj se dhënia e mendimeve nga armata e arsimtarëve nëpërmjet pyetësorëve që duhet të organizojnë  institucionet e varësisë të kësaj Ministrie do t’i shërbente trajtimit real të nevojave në fushën e arsimit duke ju larguar ndikimit të reformave që burojnë nga nevoja të  politikave elektorale.

- paragrafi 1 -

Si mësues me një përvojë modeste në arsim do të sugjeroja disa ndryshime thelbësore që mendoj se do t’i shërbenin rritjes së cilësisë në arsim si dhe angazhimeve më të mëdha të aktorëve të shkollës në performancën e institucionit arsimor.

- Advertisement -

1. Autonomia financiare, programore dhe  burimeve njerëzore.

Institucionit Arsimor ti mundësohet një autonomi financiare që do të bazohej tek krijimi i të ardhurave nëpërmjet :

a. Buxhetit që vjen nga qeverisja lokal mbi bazën e numrit të nxënësve që ka institucioni

- Advertisement -

b. Krijimi i të ardhurave nga donacione apo dhurime

c. Veprimtari promovuese dhe reklamuese për aktivitete me karakter kulturor,artistik e sportiv

d. Të ardhura nga shërbimet shkollore

e. Niveli i pagesës së punonjësit arsimor të përcaktohet nga institucioni duke respektuar detyrimet e kodit të punës dhe standardeve që përcakton legjislacioni shqiptar

  • Institucioni arsimor t’a zgjedhë vetë programin lëndor që do të zhvillojë në përputhje me kushtet infrastrukturore, mjedisi  dhe interesi i klientëve të sistemit arsimor.
  • Institucioni arsimor nëpërmjet strukturave të tij, asamblesë së shkollës të zgjedhë drejtuesit e institucionit, me një mandat të kufizuar, në përputhje me standartet që duhet të plotësojnë kandidatët si dhe projekteve të zhvillimit që përfaqësojnë.Statusi i drejtuesve të institucionit të jetë teknik dhe menaxherial sipas modelit të drejtuesve të universiteteve.

2. Ndryshimi i programeve lëndore duke synuar zhvillimin vertikal të njohurive për të lehtësuar proçesin e të nxënit dhe rritjen e interesit për zhvillimin e dijeve në nivele më të larta shkollimi.

3. Procesi i verifikimit të niveleve të arritjeve të nxënësve në periudhën dalëse të nxënësit nga niveli i shkollimit të realizohet nga vetë institucioni arsimor duke nxitur rritjen e përgjegjësisë profesionale të stafeve mësimore nëpërmjet  aplikimit të masave penalizuese për mos arritjet në testet përfundimtare.

4. Rekrutimi i stafit pedagogjik të institucionit arsimor të bëhet nga vetë institucioni në përputhje me kriteret ligjore që përcakton ligji për arsimin parauniversitar. Institucioni kontraktor punonjësin arsimor me afat duke vlerësuar performancën e tij nëpërmjet arritjeve lëndore për periudhën e kontraktimit.

5. Në provimet dalëse MAS të përcaktojë  lëndët alternative që institucioni arsimor  zgjedhë vetë për të testuar në përputhje me ngarkesën e programeve lëndore që ka zgjedh institucioni. Gjykoj se në testimet formuese të ciklit të shkollimit të përfshihet detyrimisht në nivel kombëtar lëndët Gjuhë Shqipe dhe Historisë Kombëtare si domosdoshmëri e ruajtjes së identitetit kombëtar dhe vlerave të kombit.

Si përfundim shpreh bindjen se  mendimet dhe sugjerimet e prezantuara nëpërmjet këtij artikulli do të mundësojnë hapjen e një rrjeti të gjerë diskutimi mes  komunitetit të mësuesve duke kontribuar për një qasje ndryshe në kuadrin e reformimit kurrikular.

©Portali Shkollor