Mësueset klasore kanë një rol të pazëvendësueshëm në jetën e çdo fëmije. Ato janë hapi i parë i nxënësve drejt dijes, edukatës dhe formimit të personalitetit.
Me durim, përkushtim dhe dashuri, ato i mësojnë fëmijët jo vetëm të lexojnë e të shkruajnë, por edhe të respektojnë, të bashkëpunojnë dhe të besojnë në veten e tyre.
Në vitet e para të shkollimit, mësuesja klasore bëhet një figurë shumë e rëndësishme për nxënësit.
Ajo i udhëzon në çdo hap, i ndihmon të kalojnë vështirësitë e para dhe krijon një ambient të ngrohtë ku secili fëmijë ndihet i vlerësuar.
Pikërisht falë këtij angazhimi, fëmijët ndërtojnë bazat e tyre të para në dije dhe në sjellje.
Puna e mësueseve klasore kërkon shumë më tepër se sa vetëm zhvillimin e mësimit. Ato bartin përgjegjësi të madhe në formimin e gjeneratave të reja, duke ndikuar drejtpërdrejt në të ardhmen e shoqërisë. Për këtë arsye, mësueset klasore meritojnë respekt, mirënjohje dhe vlerësim të veçantë për kontributin e tyre të çmuar çdo ditë.