Pas një viti të suksesshëm pune në kuadër të projekteve ndërkombëtare arsimore, mësueset e shkollës “Mustafa Bakija” janë shpërblyer me Etiketa Kombëtare të Cilësisë për kontributin e tyre në projektet e zhvilluara përmes Platformës Evropiane të Edukimit Shkollor – eTwinning, shkruan AlbanianEducation.net.
Krahas këtij vlerësimi të rëndësishëm, stafi i shkollës ka nisur edhe një projekt të ri me fokus në ruajtjen e traditës dhe trashëgimisë kulturore përmes lojërave popullore.
Postimi i plotë i shkollës “Mustafa Bakija”:
Pas një pune të suksesshme njëvjeçare, mësueset e shkollës sonë Bleta, Zana, Ema dhe Albina u vlerësuan me Etiketa Kombëtare të Cilësisë për projektet e tyre evropiane eTwinning, të zhvilluara në bashkëpunim me shkolla nga vende të ndryshme përmes Platformës Evropiane të Edukimit Shkollor – eTwinning.
Aktualisht ato kanë nisur projektin e ri në ESEP / European School Education Platform, me titull: “Tradita në lëvizje: Lojërat popullore në edukimin fizik të fëmijëve”.
Themeluese e projektit është Shkolla 9-vjeçare “Ilia Qiqi” (mësuese Ensuida Selaj), ndërsa bashkëthemeluese Shkolla “Mustafa Bakija”, Gjakovë (mësuese Zana Nagavci).
Në projekt marrin pjesë edhe mësueset Bleta Zherka Gjini, Ema Xhiha dhe Albina Mehmetaj.
Ky projekt synon të ruajë dhe promovojë lojërat popullore shqiptare, duke i kthyer ato në mjete argëtuese e edukative për zhvillimin fizik, social dhe kulturor të fëmijëve.