E diel, 23 Shkurt, 2025

“Mësuese më mbaj afër se bashkë do të kemi rrugëtim të gjatë drejt dijes. Ti je mbështetja ime më e madhe”

- Advertisement1-

OkPërshkrimi më poshtë, për ditën e parë të shkollës, është tepër mbresëlënës. Nxënësja nga Shkodra, Rebeka Çekerku, edhe pse është në klasën e dytë ka një stil tepër të veçantë të të shkruarit dhe jep mesazhe të rëndësishme.

Vjeshta e bukur çdo vit na kujton me ardhjen e saj edhe fillimin e një viti të ri shkollor. Dita e parë e shkollës është një ditë me shumë emocione.

- Advertisement -

Zgjohem herët në mëngjes dhe me shume dashuri shoh buqetën me lule, që e kam bërë gati një ditë më përpara për mësuesen time. Përfytyroj sytë e saj teksa me qeshin kur t’ia dhuroj lulet dhe ëmbëlsinë e zërit të saj kur të më falënderojë. Këtë vit nuk e kam ankthin se cila do të jetë mësuesja ime, cilët do të jenë shokët e shoqet e mia. Jam në klasë të dytë dhe shkollën e klasën e njoh mjaft mirë.

Por, sidoqoftë kam shumë emocione, sepse është një vit i ri, me detyra të reja dhe mbase më i vështirë. Me shumë dëshirë vesh rrobat e reja, marr çantën në krahë dhe nisem për në shkollë. Rruga është plot me nxënës. Sa e gëzuar ndihem që jam një prej tyre. Më duket sikur gjithë qyteti gëzon bashkë me mua. Oborri i shkollës është mbushur me nxënës, mësues e prindër. Zgjatem paksa të shoh në drejtim të klasës sime. Ja shokët dhe shoqet e mia.

Vështroj pak më tutje…ja mësuesja ime e dashur. Vrapoj drejt saj e i hidhem në qafë. E shtrëngoj fort dhe me zemër i them… “Më mbaj afër. Bashkë do të kemi rrugëtim të gjatë drejt dijes. Ti je mbështetja ime më e madhe”.

Rebeka Çekerku

Klasa II, shkolla” Skenderbeg”, Shkodër

© Portali Shkollor

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

“Matematicienët” e vegjël: Vëlla e motër i pret gara në Spanjë

Nina Jakupi nuk e ka fare problem t’i llogarisë numrat e shifrat edhe më...

Dy nxënës nga Gjilani pjesë në garat më të mëdha të matematikës në botë

Dy nxënës gjilanas do të jenë përfaqësues të Republikës së Kosovës në garat ndërkombëtare...

Arsimtari Enver Sejdiu – një figurë e rëndësishme në fushën e edukimit fizik

Arsimtari Enver Sejdiu është një figurë e rëndësishme në fushën e edukimit fizik, i...

Nga Rrezarta Dushi: Sjellja e nxënësve ndaj mësuesve një aspekt shumë i rëndësishëm në procesin mësimor

Sjellja e nxënësve ndaj mësuesve është një aspekt shumë i rëndësishëm në procesin mësimor....