E premte, 13 Dhjetor, 2024

Mësoni sesi janë zgjuar njerëzit para krijimit të orëve me alarm

- Advertisement1-

A e keni pyetur veten ndonjë herë, para se të kishte ora me alarm, si janë zgjuar paraardhësit tonë?


Prej shpikjeve moderne në të cilat mbështetemi çdo ditë, ora me alarm është ajo që urrejmë më së shumti, por gjithashtu ajo në të cilën mbështetemi më së shumti, shkruan “LiveScience”.

- Advertisement -

Zilet e tyre na frikësojnë shpesh kur zgjohemi nga gjumi dhe na largojnë nga kënaqësia e gjumit për të iu kthyer normalitetit.

Por pyetja është, kur filluan këto ora të përdoren, dhe si ia dolën njerëzit të zgjohen në mëngjes për punë dhe proceset e tyre të përditshme para se ato të shpikeshin?

Ora e parë me alarm u shpik nga Levi Hutchins në vitin 1787, mirëpo ajo binte vetëm në 4 të mëngjesit për ta zgjuar për punë. Më vonë në vitin 1847, Antoine Redier shpiku orën e parë që mund të kurdisej sipas nevojës.

Gjatë shekujve, njerëzit përdorën metoda të ndryshme për të ditur orën. Grekët dhe egjiptianët e lashtë përdorën objekte të gjata në formë monoliti për të ditur orën në bazë të hijes që krijohej nga dielli.

Rreth vitit 1500 para erës sonë, njerëzit shpikën orën e xhamit me rërë, ujë dhe vaj. Me këto shpikje u bënë disa tentativa për të gjetur mënyra për të krijuar orën me alarm, transmeton lajmi.net.

Ndër to ishte edhe ora me qiri që përdorën kinezët. Ata fusnin gozhda në qiri, dhe ato lëshoheshin kur shkrihej dylli i qiririt, duke bërë një zhurmë kur binin në një shtrat metali në fund të qiririt.

- Advertisement -rrrrrrr

Njerëzit gjithashtu mbështeteshin në orën e tyre biologjike. Nëse një person rri më shumë zgjuar, ata do të ndjejnë nevojën që të flenë më shumë. Prandaj, sapo binte nata ata flinin, dhe me lindjen e diellit, trupi i tyre reagonte ndaj dritës dhe norma e gjumit ishte e përmbushur duke i bërë ata të zgjohen.

Më vonë, gjatë epokës kristiane, njerëzit do t’i kthenin shtretërit e tyre drejt lindjes. Kjo u bë sepse besohej se Jezusi do të kthehej nga ai drejtim, mirëpo kjo i lejonte ata të zgjoheshin nga rrezet e diellit.

Gjithashtu kambanat e kishave zgjonin njerëzit në lindje të diellit, dhe gjithashtu tek zonat ku shumica e popullsisë ishin mysliman, ata zgjoheshin nga thirrjet për lutje e predikuesve të fesë, që bëhen në lindje të diellit.

Orët me alarm filluan të përdoren më shumë gjatë viteve 1870, dhe u bënë më të zakonshme për të gjithë gjatë viteve 1930-1940, kur orët me alarm ishin më të lira dhe të përballueshme për të gjithë njerëzit.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Sa Flamura, Nëntora e Vlora i ka Kosova?

28 nëntori i 1912-tës solli Pavaësinë e Shqipërisë, pas 500 vjetësh pushtimi nga Perandoria...

Kalendar historik/ Çfarë ka ndodhur më 9 tetor?

Ngjarje të tjera të rëndësishme: 1779 - Në Mançester të Anglisë, nisin trazirat “ludiste”, si...

A duhet të gjeni një profesion që i përshtatet personalitetit tuaj? JA MËNYRA

Po kërkoni punë që është më e kënaqshme dhe përmbushëse për ju? Lërini tiparet...

Zbuloni tiparet e karakterit tuaj në bazë të formës së duarve

Keni dëgjuar ndonjëherë rreth shkencës së leximit të duarve? Epo me sa duket, forma, madhësia,...