E diel, 24 Nëntor, 2024

Mësoni fëmijët si të bëhen sipërmarrës

- Advertisement1-

Shumica e aftësive të punonjësve nuk vijnë si rezultat i shkollës. Ato vijnë nga aftësitë e trashëguara nga prindërit ose nga përdorimi i internetit.

Shumë prej mësuesve nuk i mësojnë nxënësve aftësitë e nevojshme për t’u bërë një sipërmarrës.

- Advertisement -

Si një prind, ju keni mundësinë që ta edukoni fëmijën tuaj për të përballuar çdo sfidë.

Këto janë 8 aftësitë që duhet t’i mësoni fëmijëve tuaj për t’i përgatitur për të ardhmen që i pret.

4 këshilla për të rritur fëmijë sipërmarrës

1. Të ngrihesh prapë pas një dështimiShumë sipërmarrës përballen me refuzimin çdo ditë. Duke i mësuar fëmijëve tuaj që të mos pranojnë humbjen dhe të rikthehen përsëri, kjo do të krijojë një disiplinë që ata mos dorëzohen kurrë. Duhet t’i tregoni fëmijëve që dështimi nuk është fundi i botës.

2. Inovacioni dhe kreativitetiTeknologjia dhe shoqëria progresojnë çdo ditë. Tani, më shumë se kurrë, duhet t’i mësojmë fëmijëve sesi të jenë inovativ dhe kreativ. Fëmijët duhet të mendojnë jashtë parametrave të zakonshme.

3. PërkushtimiDisa nga sipërmarrësit më të suksesshëm bëjnë dhe punët më të ‘rëndomta’ të kompanisë. Ata nuk kanë problem të bëjnë dhe punët më të vogla, sepse e kuptojnë që janë mjaft të rëndësishme që kompania e tyre të ketë sukses. Duhet t’i tregoni fëmijëve sa e rëndësishme është që të punosh fort.

- Advertisement -rrrrrrr

4. KuriozitetiElon Musk, Steve Jobs dhe Jonah Peretti kishin diçka të përbashkët: kuriozitetin. Secili gjithmonë përpiqet që të përmirësojë produktin e tyre dhe të shikojë sesa larg mund të shkojë. Inkurajoni fëmijët tuaj që të eksplorojnë hobi të reja dhe tregojini sesa e këndshme është të lexosh.

5. VetëbesimSipërmarrja kërkon marrje vendimesh duke marrë parasysh riskun. Për të bërë këtë njeriut i duhet shumë vetëbesim. Motivojini fëmijët duke u ofruar siguri kur dështojnë në vend që t’i bëni të ndihen fajtorë.

6. NdjeshmëriAsnjëri nuk do të punojë për një njeri që mendon vetëm për vete. Duke i mësuar fëmijëve tuaj sesi të kujdesen për të tjetrët, ata do të krijojnë një sens ndjeshmërie brenda tyre.

7. OptimizëmOptimizmi i bën sipërmarrësit që të jenë pozitivë duke menduar që vizioni i tyre do të bëhet realitet. Bëjini fëmijët optimistë duke u treguar histori suksesi ku gjërat gjithmonë shkonin mirë në fund.

8. ZemërgjerësiZemërgjerësia është një ndër tiparet më të rëndësishme të një sipërmarrësi. Duhet të bëheni shembull i fëmijëve duke marrë pjesë në punë vullnetare dhe duke ndihmuar ata në nevojë.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

13 vjeçarja nga Drenasi ka nevojë urgjente për ndihmën tuaj

Rinesa (Remzi) Dani, nga fshati Shtuticë, komuna e Drenasit, ka nevojë urgjente për ndihmë,...

Çfarë konsiderohet rritje e ngadaltë dhe si zbulohet – kjo është ajo që prindërit duhet të dinë

Ja si të dalloni nëse fëmija juaj po rritet ngadalë Në pediatri përdoren grafikët e...

Kthimi i fëmijëve në shkollë: Këto janë disa nga gjërat që çdo prind duhet t’i dijë

Pas situatës të pandemisë, fillimi i shkollës do të jetë një përvojë e vështirë...

Fëmijëve u pëlqen kur prindërit kanë këto katër zakone

Ekzistojnë disa zakone që prindërit mund të praktikojnë që do të bëjnë sigurisht që...