E shtunë, 23 Nëntor, 2024

Mësoni çfarë duhet të shmangni kur e vini fëmijën në gjumë

- Advertisement1-

Një nga problemet me të cilat përballen prindërit e rinj është rutina e gjumit të foshnjës. Ka disa gjëra që duhet të shmangni kur e vini në gjumë.


Gjatë muajve të parë të jetës, foshnjat nuk mund të adoptojnë asnjë lloj rutine gjumi. Ky proces fillon të ndodhë vetëm kur ata janë katër muajsh. Problemi lind nëse ju mund ta vini fëmijën në gjumë vetëm duke e ushqyer ose duke e mbajtur në krahë.

- Advertisement -

Foshnjat zgjohen dy deri në gjashtë herë gjatë natës, që do të thotë se ju do të duhet t’i bëni hapat e përmendur sa herë që zgjohen. Mundohuni ta ndihmoni foshnjën tuaj të lidhë aktivitete të caktuara me gjumin: lajeni, vishni pizhamet, lexoni një tregim dhe pastaj zbehni dritat.

Vendoseni në krevat fëmijësh para se të flejë shumë. Në këtë mënyrë, foshnjat do të mësohen ta lidhin fjetjen me qëndrimin në një krevat fëmijësh, duke mos i mbajtur në krahë.

Sigurisht që ju instinktivisht dëshironi ta ngushëlloni fëmijën tuaj kur qan, por duhet të prisni disa minuta për të parë nëse qetësohet vet. Nëse është ende duke qarë pas pesë minutash, afrohuni dhe qetësojeni.

Pastaj dilni nga dhoma dhe kontrolloni situatën çdo pesë minuta derisa të bjerë në gjumë. Natën tjetër, zhvendosni kohën e kontrollit në 10 minuta. Së shpejti foshnja duhet të mësojë se si të flejë më lehtë vet.

Pediatrit besojnë se fëmija duhet të ndalojë ushqyerjen gjatë natës kur të mbushë gjashtë muaj, edhe pse me siguri do ta kërkojë atë. Ushqimi gjatë natës mund t’i prishë vaktet ditore. Pastaj kaloritë e shumta mund të bëjnë që fëmija të mos jetë aq i uritur gjatë ditës. Po ashtu, natën tjetër do të kërkonte të hante përsëri.

Mos lejoni që fëmija të flejë në karrocë shumë shpesh, sepse do të jetë më e vështirë për të që të flejë në krevat fëmijësh pas kësaj. Mundohuni ta organizoni ditën tuaj në mënyrë që fëmija të flejë në një atmosferë të këndshme shtëpie për aq kohë sa të jetë e mundur.

- Advertisement -rrrrrrr

Foshnjat qysh në moshën katërmuajshe duhet të shkojnë në shtrat në orën 19:00 ose 20:00. Nëse aktualisht janë duke qëndruar zgjuar deri vonë, provoni t’ua rregulloni gjumin në orët e specifikuara.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

13 vjeçarja nga Drenasi ka nevojë urgjente për ndihmën tuaj

Rinesa (Remzi) Dani, nga fshati Shtuticë, komuna e Drenasit, ka nevojë urgjente për ndihmë,...

Çfarë konsiderohet rritje e ngadaltë dhe si zbulohet – kjo është ajo që prindërit duhet të dinë

Ja si të dalloni nëse fëmija juaj po rritet ngadalë Në pediatri përdoren grafikët e...

Kthimi i fëmijëve në shkollë: Këto janë disa nga gjërat që çdo prind duhet t’i dijë

Pas situatës të pandemisë, fillimi i shkollës do të jetë një përvojë e vështirë...

Fëmijëve u pëlqen kur prindërit kanë këto katër zakone

Ekzistojnë disa zakone që prindërit mund të praktikojnë që do të bëjnë sigurisht që...