Mësohet data kur shkollat do të hyjnë në greva

- Advertisement -

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës të Kosovës, është e vendosur që me 12 maj të mbajë grevë njëorëshe.

- paragrafi 1 -

Madje, po kërkohet që kjo grevë të jetë e përgjithshme.

- Advertisement -

Kështu tha për Front Online, Rrahman Jasharaj, kryetar i kësaj sindikate.

“Kemi pasur kërkesa që menjëherë të shkojmë në grevë të përgjithshme. Nuk kemi kërkesa kundër grevës njëorëshe, as kundër protestës, por më shumë kemi kërkesa nga një pjesë e anëtarësisë që të përshpejtohen veprimet sindikale, pra ka pasur kërkesa që menjëherë të shkohet me grevën e përgjithshme”, tha ai.

E një gjë të tillë, Jasharaj thotë se nuk do ta bëjnë, pasi po mundohen që me dialog të zgjidhet.

- Advertisement -

Por, ai thotë se nëse nuk jep rezultat greva dhe protesta, pas 20 majit do të shkojnë edhe me veprime sindikale të tjera.

“Por ne jemi duke u angazhuar që t’i japim hapësirë dialogut nga shkaku i vetëm se në këtë vit shkollorë e kemi filluar me vonesë dhe çdo ditë e grevës tonë, do ta dëmtonte edhe më shumë këtë vit shkollor, e aq më tepër me grevën tonë. Ne jemi të vetëdijshëm që do të dëmtohen ata që nuk e kanë asnjë faj. Jemi duke e bërë maksimumin që me dialog t’i zgjidhim çështjet, por nëse edhe greva njëorëshe nuk jep ndonjë rezultat, e nëse edhe protesta e 20 majit nuk reflekton që Qeveria të ulet dhe të bëjë zgjidhje për kërkesat tona, atëherë fatkeqësisht do të shkojmë edhe me veprime tjera sindikale”, deklaroi Jasharaj.

SBASHK-u bashkë me Bashkimn e Sindikatave të Pavarura (BSPK) më datën 12 maj do të mbajnë grevë një orëshe për të gjithë të punësuarit në sektorin publik, në shenjë pakënaqësie për mospërfilljen e kërkesës për 100 euro shtesë çdo muaj deri në miratimin e Ligjit për Pagat.