Deputeti Fatos Geci ka publikuar një foto me ministrin e Financave, Hekuran Murati, ku ka njoftuar se qytetarët se shpërndarja e pagës së 13-të do të bëhet të martën, më 31 mars.
Ai përmes një postimi në Facebook ka theksuar se ky vendim vjen pas qarkullimit të disa informatave të pavërteta nga institucione dhe individë të ndryshëm lidhur me këtë çështje.
Postimi i tij i plotë:
Njoftim për qytetarët
Rroga e 13-të do të shpërndahet të martën, më 31 mars, pasi që kohëve të fundit disa institucione dhe individë kanë shpërndarë informacione të pavërteta lidhur me këtë çështje. Urime!