E hënë, 27 Janar, 2025

Mësimi të shtunave, rritet pjesëmarrja e nxënësve në shkollat e Gjakovës

- Advertisement1-

Në shkollat fillore në Komunën e Gjakovës edhe këtë të shtunë po mbahet kompensimi i orëve të humbura të mësimit si pasojë e grevës në arsim. Megjithatë, kjo nuk po ndodhë nëpër fshatra të kësaj komune, pasi nxënësit nuk shkuan në shkollë.

Krahasuar me të shtunën e kaluar, sot është rritur për dhjetë për qind pjesëmarrja e nxënësve në shkolla.

- Advertisement -

Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Gjakovës, Eranda Kumnova-Baçi ka thënë se këtë të shtunë përqindja e pjesëmarrësve të nxënësve në shkolla është 35 për qind, e që është më shumë se sa të shtunën e kaluar.

Baçi tha se në shkollat e fshatrave nuk po mbahet mësim, për shkak se nuk janë dalë nxënësit.

“Në krahasim me të shtunën e kaluar në të cilën e kemi pasur afërsisht 25% të pjesëmarrjes së nxënësve në shkolla, këtë të shtunë deri më tani ka një rritje të lehtë. Është rreth 35 për qind pjesëmarrja e nxënësve në shkolla. Shkollat e fshatrave kryesisht nuk janë dalë, mësimdhënësit kanë dalë, mirëpo nxënësit jo. Ndërsa në qytet e kemi një rritje në shkollën fillore “Zekeria Rexha”, në krahasim me të shtunën e kaluar…Tek ato shkollat të cilat pjesëmarrja është dukshëm më mirë është duke u mbajtur mësim, ndërsa te shkollat të cilat nuk kanë shkuar nxënësit nuk po mbahet. Situata është pak më ndryshe se të shtunën e kaluar”, tha ajo.

Pavarësisht që nuk kanë qenë të pëlqimit me kalendarin e ri nga MASHT-i, ajo tha se është shpërndarë në të gjitha shkollat, pasi ka qenë për detyrë. Derisa shtoi se është më e drejtë opsioni i kryetari të kësaj komune, që mësimi i humbur të kompensohet gjatë ditëve të javës me nga një orë më shumë.

“Ne e kemi shpërndarë për shkak se drejtoria e arsimit e ka për detyrë ta shpërndajë kalendarin e MAShT-it, porse ne prapë mendojmë se opsioni i kryetarit të komunës, Ardian Gjini, i cili ka kërkuar që në ditët e punës të shtohet nga një orë mësimi për t’i kompensuar orët e humbura do të ishte më efektiv. Ne prapë mendojmë që ajo pjesë është më efektive sesa këto të shtuna ku shihet një pjesëmarrje e ulët e nxënësve”, shtoi ajo.

Drejtori i shkollës fillore në Komunën e Gjakovës, Pleuart Rudi tha për KosovaPress, se krahasuar me të shtunën e kaluar, këtë të shtunë është rritur përqindja e nxënësve në shkollë.

- Advertisement -rrrrrrr

“Për dallim nga e shtuna e kaluar, këtë të shtune kemi filluar me dy nivele të procesit mësimor. Procesi mësimor është duke u mbajtur i rregullt, me orar të ditës së premte. Në kuadër të ndërrimit të paradites, i kemi afërsisht 474 nxënës, kemi 65 për qind apo 308 nxënës në të dy objektet e shkollës tonë, duke u nisur nga klasa parafillore e deri te klasa tetë…Pavarësisht se në disa klasa kemi mungesa të nxënësve, por po mundohemi që të u bëjmë me dije edhe nxënësve por edhe prindërve që ditët e humbura duhet zëvendësohen”, tha ai.

Ndërsa, në një dokument që Ministria e Arsimit ua ka dërguar drejtorive, të enjten është kërkuar që në takimet e kujdestarëve të klasave me prindër të sqarohet domosdoshmëria e realizimit të ditëve të mësimit për orët e pambajtura si pasojë e grevës, në funksion të zbatimit të plan-programit dhe arritjes së rezultateve mësimore të synuara për nxënësit.

Kundër mbajtjes së mësimit të shtunave po vazhdon të shprehet Këshilli i Prindërve të Kosovës dhe SBAShK-u.

Këta të fundit kanë refuzuar mbajtjen e mësimit të shtunën me shkakun se kanë aktivitete të tjera në këtë ditë dhe është e drejtë pushimi për ata.

Greva në arsim është mbajtur nga 25 gushti e deri më 3 tetor.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

E dhimbshme: Mësuesja Gyltene Potoku Gashi, nga Mitrovica vdes në aksident trafiku

Mësuesja nga Mitrovica, Gyltene Potoku - Gashi, është një nga tre vitimat që kanë...

Nga Malvina Rista: Ushqeni fëmijët me dashurinë për librin!

Po jetojmë në një epokë ku teknologjia ka pushtuar çdo aspekt të jetës sonë....

Nxënësja Alea Jupaj, fiton medaljen e artë në lëndën e matematikës, EUREKA 12

Alea Jupaj, nxënëse e shkollës " Xhemail Mustafa" në Prishtinë, ka fituar vendin e...

Pensionohet profesoresha Pashije Basha, pas 37 viteve kontribut në arsim

Ka dalë në pension profesoresha Pashije Basha, pas 37 viteve të përkushtimit dhe punës...