E diel, 19 Janar, 2025

Mësimi të shtunave, kishte klasë me vetëm një nxënës

- Advertisement1-

Mësimi të shtunave, sipas kalendarit shkollor të Ministrisë së Arsimit, në disa shkolla është respektuar e në disa të tjera jo, pasi nxënësit nuk kanë shkuar në shkollë.

Ka raste kur në klasë i pranishëm ishte vetëm një nxënës. Një rast i tillë ka ndodhur në shkollën fillore ‘Fehmi dhe Islam Kastrati’ Kishnarekë të Drenasit.

- Advertisement -

Arsimtari i Gjuhës dhe Letërsisë, Mentor Bajraktari tregoi për Telegrafin se në klasën VIII-1 në shkollën fillore ‘Fehmi dhe Islam Kastrati’ Kishnarekë të Drenasit, e cila ka gjithsej 20 nxënës, ishte prezent vetëm një.

Ai tha se ishte i obliguar nga MASHTI që të jetë në proces mësimor edhe pse nuk kishte kushte për mësim.

“Shkolla ‘Fehmi dhe Islam Kastrati’ në Kishnarekë, Drenas. Klasa e Vlll-1 ka gjithsej 20 nxënës mirëpo sot ishte prezent vetëm një dhe unë si mësimdhënës i Gjuhës dhe letërsisë shqipe isha i obliguar nga minsitria e arsimit të jem në klasë edhe pse nuk kishte kushte për mësim”, ka thënë ai për Telegrafin.

Por, në adresë të Telegrafit kanë ardhur email-a tjerë, ku thuhet se mësimi është zhvilluar, si në shkollën “Nexhmi Mustafa” në Besi, e po ashtu mësim është mbajtur edhe në paralelet e ndara në Prugovc, Rimonisht, dhe Leban.

Ndërkaq, Valdrin Dervishaj nga kabineti i ministres Arbërie Nagavci në një prononcim për Telegrafin ka thënë se nga rezultatet e para që kanë marr nga inspektorët në terren mësimdhënësit janë nëpër vendet e tyre të punës, ndërsa sa i përket nxënësve ai tha se numri lë për të dëshiruar.

Ndërsa, kryetari i Këshillit të Prindërve, Jeton Demiri se në Prishtinë në shumicën absolute nuk është zhvilluar procesi mësimor.

- Advertisement -rrrrrrr

“Sa kemi informacion në Prishtinë në shumicë absolute nuk është zhvilluar proces mësimor ngase kanë munguar shumica e fëmijëve me të drejtë”, ka thënë Demi.

Ndërkaq, MASHTI ka bërë thirrje për kompensimin e orëve të humbura gjatë të shtunave, ndërkaq kundër kanë dalë edhe Sindikata e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (SBASHK). /Njeshi/

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Drejtoresha e shkollës “Elena Gjika” pret në takim themeluesin e PISA-s

Shkolla "Elena Gjika" në Prishtinë ka njoftuar se drejtoresha Zana Zeqiri ka pritur në...

Nxënësit e shkollës “Vaçe Zela” kujdesen çdo ditë për bimët e mbjella në kopshtin e shkollës

Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, ka publikuar foto të nxënësve të shkollës “Vaçe Zela”,...

Pensionohet mësuesi Sadik Krasniqi nga Drenasi pas 42 viteve në arsim

Sot, në një ditë plot emocione dhe mirënjohje, nxënësit, kolegët dhe banorët e Llapushnikut...

Mbajtja e trajnimeve – SBASHK vjen me njoftim të fundit

SBASHK ka publikuar emrat e dy grupeve të pjesëmarrësve nga Peja për trajnimin "Aplikimi...