E shtunë, 18 Janar, 2025

Mësimi të hënën mbahet online në shkollat që shërbejnë si qendra votimi

- Advertisement1-

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK), Rrahman Jasharaj, ka thënë se shkollat që do të shërbejnë si qendër votimi , më 18 tetor do të zhvillojnë mësimin online, ndërsa ato që nuk shërbejnë do të mbahet mësimi i rregullt.


Rrahmanaj tha se kështu është njoftuar pas komunikimit që ka pasur me ministren e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci.

- Advertisement -

“Edhe ne përkrahim idenë e Asociacionit të Komunave të Kosovës, duke ditur arysetimin e tyre se kjo po bëhet pasi ka frikë se mos po na mbetet Covidi, brenda shkollës, ideja e tyre ishte që të nesërmen të mos fillohet dhe ajo ditë mos të përdoret për pushim por që institucionet brenda shkollave të kujdesen, mirëpo pastaj Ministrja doli dhe komunikuam me të dje dhe ajo e sqaroi se në shkollat ku nuk do të ketë zgjedhje do të mbahet mësimi i rregullt, ndërsa në shkollat që janë përzgjedhura nga KQZ-ja për t’u votuar, atëherë nxënësit dhe mësimdhënësit do të jenë në shtëpi mirëpo nuk do të jetë ditë e humbur e mësimit por do të mbajnë mësim online”, ka thënë ai.

Duke pasur parasysh edhe situatën me Covid-19, ai pohon se kjo është zgjedhja më e duhur, pasi që sipas tij nuk është mirëseardhur humbja e mësimit.

“Duke e ditur që kemi shumë dit të humbura jemi pajtuar dje me ministren që ashtu edhe të ndodhë, pra SBAShK-u pajtohet që në shkollat ku votohet, mësimi të zhvillohet online ndërsa në shkollat që nuk janë paraparë për të qenë qendra të votimit të mbahet mësimi i zakonshëm”.

“Ne jemi pajtuar pas arsyetimit të ministres sepse janë shumë dit të humbura, dhe nëse ja shtojmë edhe një dit do të kemi pastaj shumë telashe shtesë”.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Drejtoresha e shkollës “Elena Gjika” pret në takim themeluesin e PISA-s

Shkolla "Elena Gjika" në Prishtinë ka njoftuar se drejtoresha Zana Zeqiri ka pritur në...

Nxënësit e shkollës “Vaçe Zela” kujdesen çdo ditë për bimët e mbjella në kopshtin e shkollës

Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, ka publikuar foto të nxënësve të shkollës “Vaçe Zela”,...

Pensionohet mësuesi Sadik Krasniqi nga Drenasi pas 42 viteve në arsim

Sot, në një ditë plot emocione dhe mirënjohje, nxënësit, kolegët dhe banorët e Llapushnikut...

Mbajtja e trajnimeve – SBASHK vjen me njoftim të fundit

SBASHK ka publikuar emrat e dy grupeve të pjesëmarrësve nga Peja për trajnimin "Aplikimi...