Mësimi i lëndëve me aktivitete, përgatit fëmijët për jetë të përditshme

- Advertisement5 -

Mbajtja e procesit mësimor në shumë lëndë me aktivitete jashtë kurrikulare te nxënësit zhvillon aspektin kritik, logjik e vlerësues të secilës situatë jetësore. Këtë e praktikojnë shumë mësimdhënës, ndërsa nga mësimet që marrin në shkollë fëmijët bëhen përgjegjës për veprimet në jetën e përditshme.

- paragrafi 1 -

Matematika nga të gjitha shkencat e tjera dallohet pasi ka një lidhje të veçantë me realitetin.

- Advertisement - M1

Për të kuptuar më mirë njësitë e shumta dhe të ndryshme nga lënda e matematikës , arsimtarja Xhevahire Krasniqi me nxënësit e klasave të gjashta nëpërmjet aktiviteteve në formën praktike u shpjegojë njësit matëse: lëngjet; sipërfaqen; peshën dhe monedhën.

Nxënësit e përfshirë në zgjidhjen e detyrave në formë të aktiviteteve vënë në dukje se tani njësit mësimore janë shumë më të qarta.

Arsimtarja e matematikës aktivitetet e tilla tregon se i realizon me secilën gjeneratë që nxënësit e saj të jenë të përgatitur për përditshmërinë jetësore.

- Advertisement - m2

Matematika është një mjet esencial në shumë fusha si shkencat natyrore, inxhinieria, mjekësia, financa dhe shkencat sociale, të cilat lidhen me veprimet njerëzore të përditshme. /RTK