E martë, 18 Shkurt, 2025

Mësimi gjithëditor, çka e sa nevojitet që të zgjerohet në tërë vendin?

- Advertisement1-

Ndonëse ka nisur implementimin në pesë shkolla të kryeqytetit, që mësimi gjithëditor të nisë zbatimin e tij në nivel vendi, duhet të plotësohen kushte nga infrastruktura e deri tek personeli.

Njohës të arsimit thonë se kusht primar mbeten shkollat e reja e infrastruktura përcjellëse që Kosovës vlerësojnë se i duhet një dekadë investimesh që kjo të bëhet.

- Advertisement -

Ka katër muaj që ka nisur të zbatohet në pesë shkolla të kryeqytetit por jo të gjitha shkollat janë të përshtatshme për mësimin tërë-ditor.

“Shkolla e gjelbër” është njëra ndër implementueset e saj të para por për të qenë e tillë, i janë dashur disa ndryshime.

Njëra ndër to, edhe ndarja e nxënësve.

“Ka pasur ndryshime shkaku i numrit të madh të nxënësve, jemi detyruar t’i zhvendosim ciklin 6-9 në “Eqrem Çabej” dhe e kemi lënë këtu për 1-5. Tjera ka qenë kuzhina, është dashur të ndërtohet prej fillimit, digjitalizimi i objektit, dhoma e objekteve, banka të reja, dollapë”, ka thënë drejtori i ShFMU “Shkolla e Gjelbër”, Besart Ismajli, për TV Dukagjini.

Ndonëse me shkollën ku janë bartur nxënësit gjenden në një oborr, në shkollat tjera largësia e zhvendosjes ka qenë më e madhe.

Me rilokimin e nxënësve nga shkolla “Qamil Batalli”, një klasë e ka pranuar edhe shkolla “Emin Duraku”, 200 metra larg.

- Advertisement -rrrrrrr

E përparësi në implementim sipas njohësve të arsimit mbetet krijimi i shkollave të reja por megjithkëtë dhe kushtet shtesë, do të duhen dekada investimesh.

“Në gjykimin tonë nuk e shohim si reformë të zbatueshme së paku për 10 vitet e ardhshme, duke e ditur karakterin demografik të shpërndarjes së nxënësve në komuna të ndryshme dhe investimet e jashtëzakonshme qoftë si kapitalet e infrastrukturoret por mbi të gjitha, edhe përgatitjet në resurse njerëzore e implikimet financiare që ka”, ka thënë njohësi i arsimit, Rinor Qehaja.

Televizioni ka pyetur Ministrinë e Arsimit nëse e ka në plan afatmesëm e të largët që të zbatojë mësimin tërëditor në gjithë Kosovën, por ata nuk kanë kthyer përgjigje.

 

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Këta janë studentët nga Mitrovica që kanë fituar bursa – EMRAT

Komuna e Mitrovicës ka rritur numrin e bursave për studentë nga 50 sa ishte...

Pensionohet mësuesja Fitnete Pruthi Morina nga Gjakova

Është pensionuar mësuesja Fitnete Pruthi Morina nga Gjakova, pas 34-vitesh kontribut në edukimin e...

Mësuesja Teuta Elmazi – model i përkushtimit dhe ekselencës në arsimin fillor

Mësuesja Teuta Elmazi, e lindur më 14 dhjetor 1977, ka nisur rrugëtimin e saj...

Gjekë Gjonaj: “O moj shkollë, e mjera shkollë, kush të bëri kaq të gjorë”

Gjekë Gjonaj, një studiues nga Mali i Zi, kritikon ashpër sistemin arsimor të vendit,...