E hënë, 14 Tetor, 2024

Mësime gjumi për fëmijët

- Advertisement1-

Ja çfarë rekomandojnë specialistët për t’i shpëtuar prindërit nga pagjumësia por edhe për të ndihmuar vetë fëmijët.


Rreth gjumit të foshnjave dhe të rriturve

- Advertisement -

■ Gjumi i foshnjave, gjatë muajve të parë të jetës së tyre, bëhet me ndërprerje, pasi cikli i tij është i shpejtë.
■ Truri dhe sistemi nervor i foshnjës nuk është edhe aq i zhvilluar sa ai të mund të fle gjatë gjithë natës.
■ Të rriturit bëjmë gjashtë natës rreth 6 orë gjumë të thellë dhe dy orë gjumë të lehtë, pa ndërprerje. Kur ndodhen në gjumë të lehtë, mund të zgjohen në ndonjë moment, por ndryshe nga foshnjat dinë si ti marrë përsëri gjumi.
■ Foshnjat kanë dyfishin e numrit të ciklit të gjumit të lehtë dhe në përgjithësi ciklet e tyre kanë kohëzgjatje më të shkurtër se të rriturit.

Si mund ta ndihmoj fëmijën tim që të fle?

Së pari vlen të sqarojmë se prindërit duhet me domosdo të fillojnë t’i “mësojnë” fëmijës shprehi (zakone) të mira gjumi, transmeton Telegrafi.

■ Jepini foshnjës një objekt “zëvendësues”, sikurse mund të jetë arushë apo kafshë tjetër me lëkurë të leshtë, një batanije etj. E rëndësishme është që këtë objekt ta mbajë pranë saj nëna, me qëllim që ai të marrë aromën e veçantë të saj, dhe kështu foshnja ta lidhë në kujtesën e tij me prezencën e nënës. Foshnjat e kanë shumë të zhvilluar nuhatjen dhe kur zgjohen të tmerruar, veçanërisht në mes të natës, era e nënës pranë tyre mund të jetë me të vërtetë qetësuese dhe t’i ndihmojë ata të flenë përsëri.

■ Bëni ndarje të qarta midis gjumit dhe gjendjes së tij gjysmë në gjumë. Prindërit do të duhet të vlerësojnë mesazhet që ju përcjell foshnja dhe kur ai fillon të gjysmë-flejë ata duhet ta vendosin në një vend të caktuar (psh. në krevatin e tij) që të fle plotësisht. Ndërsa kur fëmija është zgjuar, prindërit duhet të merren me të për të ndihmuar në shoqërizimin e tij.

■ Dallimi i ditës me natën. Prindërit duhet ta ndihmojnë foshnjën që të ndajë gjumin e mesditës nga ai i natës duke përdorur “marifete” të ndryshme. Në darkë mund ta lidhë me banjon, këngën (ninulla) apo një muzikë të qetë dhe me errësirën e dhomës. Ndërsa gjumi i mesditës kërkon procedurë tjetër dhe natyrisht duhet të zgjasë më pak.

- Advertisement -rrrrrrr

■ Prindërit duhet të realizojnë vakte më shoqërore gjatë ditës, me lojëra, qeshje dhe veprimtari të ndryshme. Përkundrazi, vaktet e natës duhet të jenë të qeta dhe të realizohen kur foshnja fillon të protestojë gjysmë i zgjuar dhe jo kur është zgjuar plotësisht. Gjatë natës drita e dhomës duhet të jetë e shuar ose mund të ndizni ndonjë më të vogël dhe nëna nuk duhet t’i flasë. foshnjës, sikurse mund të bëjë gjatë vakteve të ditës.

■ Në fillim foshnjat flenë në krah të nënës gjatë orës së ushqimit ose përkundjes. Gradualisht foshnja duhet të fillojë të mësojë të fle vetë. Kur ai është gjysmë i zgjuar, prindi duhet ta vendosë në krevat. Me këtë lëvizje, dhe ndërsa foshnja ndjehet mirë, me dashuri dhe ngrohtësi, ai do ta lidhë gjumin me këto ndjenja.

Ta lëmë të qajë apo jo?

Kjo është çështja. Dr. Richard Ferber propozon:

Strategjia: gjatë natës prindërit duhet të reagojnë ndaj të qarave të fëmijëve ashtu sikurse duhet të zvogëlojnë sa më shumë marrëdhëniet e tyre me foshnjën.

Kur: Pas gjashtë muajsh.

Çfarë duhet bërë: Qëllimi është që foshnja të mësojë të fle vetë. Dr. Ferber i këshillon prindërit që të mos e lënë fëmijën krejtësisht vetëm por ta qetësojnë herë pas here, duke i dhënë një objekt, duke e përkëdhelur në kurriz ose duke i thënë fjalë të ëmbla.

Natën e parë që foshnja qan, prindi duhet të presë pesë minuta para se të shfaqet në krevatin e tij. Natën e dytë duhet të presë dhjetë minuta dhe të tretën 15 minuta e kështu me radhë duke rritur kohën e pritjes për çdo herë. Vetëm në këtë mënyrë foshnja do të mësojë të fle vetë. Ndërkaq Dr. Ferber thekson se kjo metodë mund të mos jetë rezultative për të gjitha foshnjat.

Dr. Penelope Leanch i këshillon kështu prindërit:

Strategjia: Nëse prindërit e lënë fëmijën të qajë ai do të ndjehet krejtësisht vetëm, i braktisur dhe pa sigurinë e nevojshme, ndjenjë e cila mund të ketë pasoja negative në jetën e tij.

Kur: Pas 9 muajsh foshnjat duhet të zotërojnë shprehi të mira gjumi.

Çfarë duhet bërë: Qëllimi është që prindërit të ndihmojnë foshnjën të ndiej se ora e gjumit është e bukur, e sigurt dhe se duhet të fle vetë. Kështu prindërit nuk duhet ta braktisin menjëherë por njëkohësisht duhet të zbatojnë disa rregulla, sikurse në rastet kur qan: të shkojnë ta qetësojnë dhe të largohen.

Dr. Bery Brazelton propozon:

Strategjia: “Me mënyrë mbështetëse lëreni foshnjën të qajë”.

Kur: Varet nga foshnja.

Çfarë duhet bërë: Foshnja nuk duhet të fle në drekë më vonë se ora tre dhe duhet të ketë një procedurë parapërgatitjeje për gjumë në darkë të ngrohtë, plot dashuri dhe kujdes, por jo deri atje sa prindi ta tundë apo ta ushqejë që të fle. Prindi duhet ta vendosë fëmijën në krevat; të qëndrojë me të për ta qetësuar por duke i dhënë të kuptojë se duhet ta marrë gjumi vetë. Nëna mund ta zgjojë fëmijën para se ajo të fle për ta ushqyer me qëllim që të mos zgjohet më vonë. Por ajo duhet të jetë e përgatitur se do të zgjohet çdo katër orë (në rastin më të mirë).

Kur foshnja fillon të qajë prindi duhet ta qetësojë, pa e ngacmuar shumë. Nuk duhet ta marrë foshnjën nga krevati apo t’i flasë. Gjithashtu, një foshnje më të rritur mund t’i japë një arushë ose diçka të ngjashme. Por nëse e qara vazhdon ai duhet të presë 10-15 minuta që të shkojë për ta qetësuar.

Dr. William Sears propozon:

Strategjia: Prindërit duhet të flenë me fëmijën ose të adaptojnë taktika të tjera me qëllim që të foshnja të qetësohet.

Kur: Që nga periudha foshnjore deri kur fëmija të jetë i gatshëm për krevatin e tij.

Çfarë duhet bërë: Një ide është që prindërit të ndajnë krevatin me foshnjën e tyre, të paktën gjatë muajve të parë pas lindjes.

Përse foshnjat zgjohen gjatë natës

■ Vështirësi ose dhimbje: i del dhëmbi, e merr uria, e ka hundën të zënë, ka ftohtë ose vapë.

■ Arsye mjekësore: temperaturë, alergji, ftohje, etj.

■ Arsye sentimentale: kur familja kalon krizë, stres ose kur rutina e foshnjës ndërpritet.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Çfarë konsiderohet rritje e ngadaltë dhe si zbulohet – kjo është ajo që prindërit duhet të dinë

Ja si të dalloni nëse fëmija juaj po rritet ngadalë Në pediatri përdoren grafikët e...

Kthimi i fëmijëve në shkollë: Këto janë disa nga gjërat që çdo prind duhet t’i dijë

Pas situatës të pandemisë, fillimi i shkollës do të jetë një përvojë e vështirë...

Fëmijëve u pëlqen kur prindërit kanë këto katër zakone

Ekzistojnë disa zakone që prindërit mund të praktikojnë që do të bëjnë sigurisht që...

Gjest human: Mërgimtari që jeton në Gjermani do ta paguajë shumën për shërimin e 13 vjeçares

Dje dhe sot nëpër media ka qarkulluar thirrja për ndihmë ndaj Rinesa Danit. Për trajtimin...