Ministri i Financave, Hekuran Murati, bëri të ditur dje se nuk janë ekzekutuar pagat për mësimdhënësit grevist.
Kjo ka ngjallur reagime të shumta.
Edhe aktori nga Mitrovica, Fehmi Ferati, ka reaguar duke thënë se mësimdhënësve ju takojnë pagat.
“Megjithatë, mësimdhënësve u takojnë pagat ashtu si dikur kur punonin e nuk merrnin paga!
Respekt për profesionin hyjnor!”, ka shkruar ai.