Mësimdhënësve ju premtua rritje e pagës për 40%, po realiteti është veç 19%

- Advertisement -

Nuk kanë të ndalur reagimet lidhur me pagat me koeficientin e ri.

- paragrafi 1 -

Edhe partia opozitare LDK  e quajnë si ‘mashtrimi i radhës i qeverisë për pagat’.

- Advertisement -

Përmes një fotografie në Facebook, LDK ka bërë një krahasim me premtimin e rritjes së pagës nga Qeveria dhe me realitetin e pagës sot.

“Qytetarë të shumtë na kanë dërguar mesazhe gjatë ditës për të shprehur frustrimin e tyre lidhur me mashtrimin e Qeverisë për pagat. Në krizën më të madhe ekonomike, me inflacion rekord, Qeveria ka treguar pandjeshmëri ndaj tyre. Zgjidhja është e qartë. Propozimi i LDK-së me koeficientin 125 krijon paga të dinjitetshme”, thuhet në postimin e tyre.