Mësimdhënësja Vlora Kozhani: Nuk jam e kënaqur me rritjen e pagës me Ligjin e Ri

- Advertisement -

Shumë mësimdhënës janë ndarë të pakënaqur me rritjen që përfituan me Ligjin e ri të Pagave.

- paragrafi 1 -

Edhe mësimdhënësja, Vlora Kozhani, nga shkolla “Hasan Prishtina” në Prishtinë në një intervistë për Albanian Education ka thënë se është e pakënaqur me rritjen dhe një pagë që marrin mësimdhënësit nuk ja dilet, duke menduar vetëm shportën familjare.

- Advertisement -

“Nuk jam e kënaqur. Mezi ja dilet në kry me një pagë të tillë, duke menduar vetëm shportën familjare, e lëri më të tjerat. Këtu shtoj që mësimdhënësit i duhet që nga kjo pagë e vetja, të shpenzojë edhe për profesionin e mësimdhënies”.

“Cdo mësimdhënës duhet në mënyrë private të blejë llaptopin për t’i realizuar kërkesat e kohës për mësimdhënie, i duhet të blejë materiale të tjera shpenzuese, nëse nxënësit duhet të shkojnë për të garuar diku, mësimdhënësit përcjellës i bien shpenzimet e rrugës, jam përballë personalisht me këto. E cili punëkryes i cilitdo institucion publik merr përsipër shpenzime të tilla, këtë e bëjnë vetëm mësimdhënësit. Po ashtu, shtoj ditët e vikendit që angazhohemi me trajnime, gara, udhëtime me nxënës, për nxënës, dhe asnjëherë nuk paguhemi asnjë qindarkë”, ka thënë ajo për Albanian Education.

INTERVISTË| Vlora Kozhani: Mburrem që mbaj mbi supe titullin e mësimdhënëses