Valbona Gjoshi, mësimdhënëse e shkollës “Hysni Zajmi”, në Gjakovë, u nderua me mirënjohje nga Drejtoria Komunale e Arsimit për kontributin dhe përkushtimin e saj në procesin edukativo-arsimor, shkruan AlbanianEducation.net.
Njoftimi i shkollës “Hysni Zajmi” në Gjakovë:
Me rastin e 7 Marsit – Ditës së Mësuesit, në ceremoninë e organizuar nga Drejtoria Komunale e Arsimit, mësimdhënësja e SHMLM “Hysni Zajmi”, Valbona Gjoshi, u nderua me mirënjohje për kontributin dhe përkushtimin e saj në procesin edukativo-arsimor. Përzgjedhja e saj është bërë nga kolektivi i shkollës.
Urime dhe suksese të mëtejshme!
