Shkolla “Lidhja e Prizrenit” ka njoftuar se pas 14-vitesh në arsim mësimdhënësja Shqipe Hasani së shpejti e përfundon me vetë dëshirë karrierën në mësimdhënie, shkruan AlbanianEducation.net.
Njoftimi i shkollës:
Për 14 vite, mësimdhënësja Shqipe Hasani ka lënë gjurmë të pashlyeshme te nxënësit e shkollës “Lidhja e Prizrenit”. 🏫
📖👩🏫 Me vullnetin dhe përkushtimin që vazhdimisht ka treguar në klasë dhe përtej saj, ajo ka krijuar një ambient jo vetëm edukativ por edhe shoqëror, duke qenë një model për nxënësit, kolegët dhe prindërit.
Mësimdhënësja Shqipe së shpejti e përfundon me vetë dëshirë karrierën në mësimdhënie, por kontributi i saj mbetet një pasuri e çmuar në rritjen dhe edukimin e brezave!
Drejtori i shkollës
MSc. Vloran Cenaj