Mësimdhënësja Nafije Rexha ka reaguar lidhur me gjendjen në shkollat e Mitrovicës, duke kritikuar mënyrën e menaxhimit të buxhetit nga qeverisja lokale e drejtuar nga Faton Peci.
Sipas saj, shkollat vazhdojnë të përballen me mungesë elementare të infrastrukturës dhe mungesë të mjeteve konkretizuese për procesin mësimor, gjë që po e vështirëson punën e mësimdhënësve dhe mësimin e nxënësve.
“Shkollat kanë mungesë elementare të infrastrukturës dhe mjeteve konkretizuese për nxënësit. Mësuesit nga buxheti i tyre ndajnë mjete për nevojat elementare dhe për arritjen e rezultateve që synojnë t’i kenë sipas planifikimit,” ka deklaruar Rexha.
Ajo ka theksuar se, në vend të investimeve të qëndrueshme në arsim, sipas saj, prioritetet buxhetore nuk po reflektojnë nevojat reale të shkollave. /Marrë nga Jepi Zë