E diel, 23 Shkurt, 2025

Mësimdhënësja Nazlije Latifaj merr titullin Doktor shkence i lëmisë së Udhëheqjes dhe Menaxhimit në arsim

- Advertisement1-

Mësimdhënësja Nazlije Latifaj ka marrë titullin Doktor shkence i lëmisë së Udhëheqjes dhe Menaxhimit në arsim në Fakultetin e Gjuhëve, Kulturave dhe Komunikimit të Universitetit të Evropës Juglindore, shkruan AlbanianEducation.net.

Mësuesja Nazlije është e diplomuar në bachelor të programit fillor në UP, ajo poashtu gëzon edhe titujt si: Magjister i Udhëheqjes dhe menaxhimit në arsim, Magjister i Mësimdhënies dhe Kurrikulës në arsimin fillor.

- Advertisement -

Ajo punon si mësimdhënëse klasore në disa shkolla të Komunës së Kamenices.

CV e saj

Nazlije Latifaj punoi si mësimdhënëse klasore në disa shkolla të Komunës së Kamenices dhe si koordinatore e shkollave parauniversitare të UBT-së në Prishtinë.

Si 27 vjeçare, Nazlija është e diplomuar në bachelor të programit fillor në UP, ajo poashtu gëzon edhe titujt si: Magjister i Udhëheqjes dhe menaxhimit në arsim, Magjister i Mësimdhënies dhe Kurrikulës në arsimin fillor si dhe së fundmi Doktor shkence i lëmisë së Udhëheqjes dhe Menaxhimit në arsim në Fakultetin e Gjuhëve, Kulturave dhe Komunikimit të Universitetit të Evropës Juglindore.
Përgjatë këtyre viteve ajo prezantoi në disa konferenca shkencore, bëri publikime shkencore si dhe është aktive çdoherë me pjesëmarrjet e saja në trajnimet kombëtare dhe ndërkombëtare me fokus arsimin cilësor.
Nazlija përpos angazhimeve të saja profesionale është edhe një nënë e re e vajzës së saj Helenës.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Shqipe Loshi, një edukatore e përkushtuar dhe një inspirim për brezat e rinj

“Çdo fëmijë është një yll – detyra ime është ta ndihmoj të shkëlqejë!” Ky është...

Mejdin Rrahmani zgjedhet mësimdhënësi më i dalluar në gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren

Për nder të " 7 Marsit "– Ditës së Mësuesit, Këshilli i Arsimtarëve në...

Në Viti u mbajt testi për një grup të mësimdhënesve

Në Viti u organizua testi për mësimdhënësit të cilët e përfunduan trajnimin në programin:...

“Matematicienët” e vegjël: Vëlla e motër i pret gara në Spanjë

Nina Jakupi nuk e ka fare problem t’i llogarisë numrat e shifrat edhe më...