Mësimdhënësja Myrvete Haziri-Bucolli boton librin e parë me titull “Pranverë në vargun tim”

- Advertisement5 -

Myrvete Haziri-Bucolli mësimdhënëse në shkollën “Nazmi Hoxha”, në Gjilan ka publikuar librin me titull “Pranverë në vargun tim”, që përmban poezi të ndryshme dhe ndahet në katër cikle, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Secila poezi ka mesazh të çartë për fëmijët. Poezitë përmbajnë motive të ndryshme dhe ilustrime ku përmes figurës thuajse arrijnë edhe te qëllimi i temës.

- Advertisement -

Ajo gjithmonë është marrë me shkrime dhe ka qenë aktive në grupin letrar: “Migjeni”, në shkollën “Musa Zajmi”, ku e ka vijuar mësimin.

Ka botuar në revistën e shkollës “Gëzimi”, “Pioneri” si dhe në revistat për të rritur.

Tani me botimin e librit të parë Myrvetes i është hapur porta në botën e letërsisë për fëmijë.

- Advertisement -

491215162 696040186377969 960440621114874574 n

491221723 1220443642995833 9126860119069115636 n

491216214 674973035341859 4580658294647487387 n

AlbanianEducation.net