E hënë, 16 Shtator, 2024

Mësimdhënësja mbush moshën e pensionit, i mungojnë dy vjet kontribute

- Advertisement1-

Leonora Karaj është një e moshuar e cila ka punuar 40 vjet në shkollën “Qemal Stafa”. Kur mbushi moshën e pensionit konstatoi se i mungonin 2 vjet nga kontributet e sigurimeve shoqërore të pahedhura.

Këto para duhet të ishin derdhur nga Drejtoria Arsimore dhe Leonora ka mësuar se nuk është e vetmja me këtë problem.

- Advertisement -

“Tani dola në pension nuk jam kënaqur me atë pagë që më kanë dhënë. Edhe te Drejtoria Arsimore më kanë thënë që nuk je ti, janë shumë si puna jote që nuk janë hedhur sigurimet. Nuk e di, kemi vajtur tek ajo e Financës, ajo thotë që i kemi hedhur, por po përpunohet. Punëdhënësi im ka qenë Drejtoria Arsimore. Kam punuar 36 vite në “Qemal Stafa”. Si vite punë më thonë që ke 38, 38 e gjysmë, unë kam marrë 40 vite. Masa e pensionit është 208 mijë”, tha zonja.

Mungesa e këtyre kontributeve, e penalizon zonjën Karaj për llogaritjen e shumës së pensionit.

“Të dalë një çikë më shumë se i thonë gjithë ato vite pune në punë shteti”, tha ajo.

Institucioni punëdhënës bën deklarimet në tatime, që pasqyrohen dhe në sigurime.

Por punonjësi i ish-Drejtorisë Arsimore ka hedhur gabim të dhënat e pagës, duke iu referuar listëpagesës dhe deklaratave. Tatimet i kanë bllokuar këto deklarata dhe penalitetin e ka qytetari./tvklan.al

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Shqip në Filadelfia: “Gjuha Jonë” mirëpret 80 nxënës në bankat e shkollës

Gjuha shqipe jehon edhe përtej Adriatikut, jo vetëm prej emigrantëve që kanë vendosur ta...

“Kujtimet e shkollës kurrë nuk do të zbehen…”

“Kujtimet e shkollës kurrë nuk do të zbehen...” "Çdo herë do të ktheheni në kujtimet...

Kompania Pestova gëzon nxënësit në Poçestë të Pejës me rastin e vitit të ri shkollor, ju dërgon VIPA Chips

Nxënësit e klasës të parë dhe parafillor të shkollës “Pjetër Budi” në fshatin Poçestë...

Nxënësit me rezultate të shkëlqyera, mësuesja tregon sekretin: Ku ka zhurmë, punohet

Adelina Kraja është mësuese e arsimit fillor, e cila prej vitesh ndjek një metodë...