Mësimdhënësja Maria Lazri Gojani nga Shkolla Fillore e Mesme e Ulët “Isa Boletini” në Drenoc të Klinës ka arritur një sukses të rëndësishëm në kuadër të aktiviteteve të organizuara për shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Matematikës, shkruan AlbanianEducation.net.
Ajo mori pjesë në Festivalin e Matematikës, ku u vlerësua me vendin e dytë për prezantimin dhe angazhimin e saj në këtë fushë të rëndësishme të dijes.
Ky vlerësim vjen si rezultat i përkushtimit të saj në promovimin e matematikës dhe në zhvillimin e mendimit logjik, kritik dhe kreativ te nxënësit.
Sipas saj, ky sukses përbën një motivim shtesë për të vazhduar punën me përkushtim dhe për të arritur rezultate të reja në të ardhmen.
Mësimdhënësja Gojani gjithashtu ka falënderuar organizatorët për mundësinë e ofruar, si dhe të gjithë ata që e kanë mbështetur në këtë rrugëtim profesional.
