E diel, 23 Shkurt, 2025

Mësimdhënësja Maliqe Syla: Nxënësit janë duke ndier lodhje nga zgjatja e vitit shkollor

- Advertisement1-

Në prag të përfundimit të vitit shkollor është shtuar shqetësimi se nuk do të arrihen të zhvillohen të gjithave njësitë mësimore.

Mësimdhënësit kanë treguar se janë detyruar t’i fuzionojnë disa njësi e disa të tjera t’i heqin për të arritur “kompletimin” e planprogramit vjetor.

- Advertisement -

Mësimdhënësja në shkollën “Gjergj Fishta”, Maliqe Syla, ka thënë se nxënësit janë duke ndier lodhje nga zgjatja e vitit shkollor.

“Ndoshta ju duket pak absurde, pak e pabesueshme, është normale, shumë normale që është lodhje, sepse lodhje është edhe për ne, por janë për mrekulli duke qëndruar, duke e ruajtur atë qetësinë, sa arrijnë me e ruajtë nuk e di, sa është interesimi nuk mund të hyjmë në kokat e tyre, por qetësinë janë duke e mbajtur sikur të ishin ditë të zakonshme, edhe pse është pak ngarkesë”, ka thënë mësimdhënësja e lëndës Gjuha dhe Letërsia Shqipe.

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka deklaruar që zëvendësimi i orëve mësimore është e vetmja mënyrë për të minimizuar dëmet e shkaktuara nga greva në arsim. E përgjegjësinë për pasojat me të cilat do të ballafaqohen nxënësit për mosfitimin e njohurive të parapara ma planprogram, Nagavci ua ka lënë shkollave dhe komunave, gjatë një konference në fund të muajit maj. /KOHA.net

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

“Matematicienët” e vegjël: Vëlla e motër i pret gara në Spanjë

Nina Jakupi nuk e ka fare problem t’i llogarisë numrat e shifrat edhe më...

Dy nxënës nga Gjilani pjesë në garat më të mëdha të matematikës në botë

Dy nxënës gjilanas do të jenë përfaqësues të Republikës së Kosovës në garat ndërkombëtare...

Arsimtari Enver Sejdiu – një figurë e rëndësishme në fushën e edukimit fizik

Arsimtari Enver Sejdiu është një figurë e rëndësishme në fushën e edukimit fizik, i...

Nga Rrezarta Dushi: Sjellja e nxënësve ndaj mësuesve një aspekt shumë i rëndësishëm në procesin mësimor

Sjellja e nxënësve ndaj mësuesve është një aspekt shumë i rëndësishëm në procesin mësimor....