Mësimdhënësja Ligatinë Berisha nga shkolla “Kongresi i Manastirit” në Gllamnik është shpërblyer me çmimin “Mësuese e Dalluar” në kuadër të Festivalit të Matematikës, duke përfaqësuar me sukses shkollën dhe komunën e saj në nivel të Kosovës, shkruan AlbanianEducation.net.
Shkolla thotë se ky vlerësim erdhi si rezultat i përkushtimit dhe angazhimit të vazhdueshëm të saj në procesin mësimor, si dhe punës së palodhshme për të nxitur tek nxënësit dashurinë për matematikën dhe të menduarit logjik.
Sipas njoftimit të shkollës “Kongresi i Manastirit”, mësimdhënësja Berisha shquhet për energjinë dhe pasionin që sjell çdo ditë në klasë, duke i motivuar nxënësit të zhvillojnë aftësitë e tyre dhe të synojnë rezultate gjithnjë e më të mira në mësim.
Nga kjo shkollë është vlerësuar se ky çmim përbën një arritje të rëndësishme për institucionin dhe një motivim shtesë për të vazhduar punën në ngritjen e cilësisë së arsimit.
