E shtunë, 11 Janar, 2025

Mësimdhënësja Florie Sejdiu: Unë jam e gatshme të hyj në test

- Advertisement1-

Mësimdhënësja Florie Sejdiu në Gjimnazin Natyror “Sami Frashëri” në Prishtinë, përkundër se tha është e gatshme t’i nënshtrohet një testimi me shkrim, tha se vlerësimi me shkrim është kompleks dhe ka shumë pikëpyetje.

“Vlerësimi i performancës së mësimdhënësve duhet të bëhet përmes inspektoratit, duhet të bëhet në forma të tjera, shtrohet pyetja kush do e formulojë atë test, si do të rrjedhë testi, kush i bën pyetjet, cilët janë ata që do të na vlerësojnë neve… Vlerësimi i mësimdhënësve është kompleks dhe nuk mund të bëhet me një test… Me një test nuk mendoj që është vlerësim dhe të tregojë se cili profesor meriton të punojë dhe cili jo… Unë jam e gatshme të hyj në test, në performancë dhe inspektorat të vijnë në orë mësimore. Jo vetëm unë, por të gjithë mësimdhënësit”, tha ajo për kp.

- Advertisement -

Sindikata që përfaqëson mësimdhënësit, SBAShK-ut, është kategorikisht kundër që mësimdhënësit të testohen me shkrim.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Shkolla “Mustafa Bakia” në Prizren nis gjysmëvjetorin e dytë me gara të fizikës

Shkolla "Mustafa Bakia" në Prizren ka nisur gjysmëvjetorin e dytë me gara, ku nxënësit...

20 pedagogë të rinj janë shtuar në shkollat e Prishtinës me qëllim të përmirësimit të cilësisë në arsim

Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës, Jehona Lushaku-Saddriu ka njoftuar se gjatë këtij...

Shpërblehen 63 nxënës, fitues në garat vendore dhe ndërkombëtare të matematikës dhe fizikës

63 nxënës, fitues në garat vendore dhe ndërkombëtare të matematikës dhe fizikës gjatë...

Pensionohet mësidhënësja Mysebie Namelgjiu nga Prizeni

Është pensionuar mësidhënësja Mysebie Namelgjiu nga Prizeni. Shkolla 'Gjergj Kastrioti Skenerbeu", ka njoftuar pensionimin...