E diel, 19 Janar, 2025

Mësimdhënësja e kritikon drejtorin për shkrimin, gabon edhe vetë

- Advertisement1-

Një mësuese në grupin “Mësimdhënia në Kosovë” në rrjetin social Facebook ka publikuar fotografi të një shënimi në ditarin shkollor të drejtorit të një shkolle në Suharekë, duke thënë se ai nuk di të shkruajë në gjuhën shqipe.

Në atë fotografi shihen qartë gabimet drejtshkrimore që janë bërë nga ky punëtor arsimor.

- Advertisement -

“Ora e par ju kushtua dites e pavarsesë së Republikës së kosovës”, është rreshti i shkruar në ditar.

Kjo do të duhej të ishte e shkruar kështu: “Ora e parë iu kushtua Ditës së Pavarësisë së Republikës së Kosovës”.

Por, ani se e kritikoi drejtorin në fjalë, edhe kjo mësimdhënëse pati gabime edhe në postimin e saj kritikues.

“Ne mësimdhënësit dhe punëtorët e arsimit nuk duhet të lavdërohemi shumë! Të lemë që punën tonë ta lavdërojnë prindët dhe nxënësit se nga institucionet politike nuk duhet të presim diq të tillë ! Por qka mendoni për një mësimdhënës që tani është edhe drejtor shkolle në një komunë të Kosovës ( Suharekë ) . Foto në vijim fletë më shumë se gjithë fjalët e mësuesve dhe drejtorëve të shkollave të Kosovës! Më thuani si duket turpi ndryshe ?? Ky është arsimi në Kosovë sot… viti 2022!!?”, ky është paragrafi i publikuar nga ajo.

Ky tekst do të duhej të ishte si në vijim: “Ne, mësimdhënësit dhe punëtorët e arsimit, nuk duhet të lavdërohemi shumë. Ta lëmë që punën tonë ta lavdërojnë prindërit dhe nxënësit se nga institucionet politike nuk duhet të presim diç të tillë. Por çka mendoni për një mësimdhënës, që tani është edhe drejtor shkolle në një komunë të Kosovës (Suharekë). Fotografia në vijim flet më shumë se gjithë fjalët e mësuesve dhe drejtorëve të shkollave të Kosovës. Më thoni si duket turpi ndryshe? Ky është arsimi në Kosovë sot… viti 2022!?”.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Drejtoresha e shkollës “Elena Gjika” pret në takim themeluesin e PISA-s

Shkolla "Elena Gjika" në Prishtinë ka njoftuar se drejtoresha Zana Zeqiri ka pritur në...

Nxënësit e shkollës “Vaçe Zela” kujdesen çdo ditë për bimët e mbjella në kopshtin e shkollës

Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, ka publikuar foto të nxënësve të shkollës “Vaçe Zela”,...

Pensionohet mësuesi Sadik Krasniqi nga Drenasi pas 42 viteve në arsim

Sot, në një ditë plot emocione dhe mirënjohje, nxënësit, kolegët dhe banorët e Llapushnikut...

Mbajtja e trajnimeve – SBASHK vjen me njoftim të fundit

SBASHK ka publikuar emrat e dy grupeve të pjesëmarrësve nga Peja për trajnimin "Aplikimi...