Mësimdhënësja e Gjimnazit në Ferizaj: Nesër ndoshta bie gjithë tavani e i zë 1300 nxënës

- Advertisement -

Mësimdhënësja e matematikës në Gjimnazin “Dr. Shaban Hashani” në Ferizaj, Zoja Lohaj Konjufca, ka reaguar për gjendjen e rëndë të objektit shkollor.

- paragrafi 1 -

Ajo është shprehur e frikësuar për sigurinë e saj dhe të nxënësve, duke thënë se për shkak të gjendjes që ka objekti mund të ndodhë edhe ndonjë fatkeqësi.

- Advertisement -

“Sot meqë filloi shiu pamëshire, pamëshireshëm filloi të pikonte uji nga tavani në klasë dhe klasa filloi të mbushej me puse. Ra zilja. U kry ora e 6-të. U kry për sot. Po nesër ndoshta na bie gjithë tavani e na zë 1 mijë e 300 nxënës” – ka thënë Lahaj Konjufca në profilin e saj në Facebook.

Ajo në postimin e saj tregoi se kjo shkollë më shumë nuk ka ngrohje sesa që ka dhe se shpesh dimrit i mbajnë vetëm nga dy orë mësim për shkak se është ftohtë në klasë.

“Më ftohtë është brenda se sa jashtë. Shpesh nuk ka ujë për të pastruar shpuzën e lëre më diçka tjetër. Era e tualeteve po nënkuptohet” – tha mësimdhënësja. Sipas saj, punimet në objektin e ri janë stopuar që gati 6 vite, e ajo shton se arsyen për këtë stopim nuk e morën vesh asnjëherë. “Qeverisja lokale ia lë fajin qeverisjes qendrore dhe anasjelltas” – tha ajo.

- Advertisement -