Shkolla “Dardania” në Prishtinë ka njoftuar se mësimdhënësja e tyre, Arlinda Gashi, është shpërblyer me vendin e parë në kategorinë e mësimdhënësve në kuadër të Festivalit të Matematikës, në nivel të Republikës së Kosovës, shkruan AlbanianEducation.net.
Sipas njoftimit të shkollës, ky çmim është dhënë si vlerësim për angazhimin dhe kontributin e saj në fushën e mësimdhënies së matematikës.
Arlinda Gashi ushtron detyrën e mësimdhënëses në Shkollën “Dardania” në Prishtinë.
Njoftimi i shkollës:
Në Festivalin e Matematikës, mësimdhënësja jonë e nderuar Arlinda Gashi u shpërblye me vendin e parë në kategorinë e mësimdhënësve në nivel të Republikës së Kosovës.
Ky sukses është dëshmi e përkushtimit, punës së palodhshme dhe dashurisë për matematikën dhe për nxënësit. Jemi shumë krenarë që në shkollën tonë kemi mësimdhënës që frymëzojnë dhe motivojnë brezat e rinj të mendojnë logjikisht, të veprojnë me arsye dhe të duan dijen.
Urime për këtë arritje të jashtëzakonshme dhe suksese të tjera në të ardhmen! 👏✨