Mësimdhënësja Ardita Beqiri Pireva, doktoron në Bosnje dhe Hercegovinë

- Advertisement -

Mësimdhënësja e Gjimnazit”Ahmet Gashi”, Ardita Beqiri Pireva, ditë më parë me sukses mbrojti disertacionin e doktoraturës me temën: “Specifikat e aktivitetit fizik dhe zakonet e të ushqyerit tek nxënësit e shkollave të mesme” në Universitetin Evropian ne Berçko, Bosnje dhe Hercegovinë.

- paragrafi 1 -

Ky sukses erdhi pas punës disa vjeçare dhe hulumtimit të realizuar me mostrën e nxënësve (509) te Gjimnazit”Ahmet Gashi” në Prishtinë.

- Advertisement -

Prof.Arditë, për disa vite është zgjedhur mësimdhënëse e dalluar në Gjimnazin”Sami Frashëri” dhe Gjimnazin”Ahmet Gashi” në lëndën e Edukatës Fizike.

Ka të botuara disa punime shkencore në revista vendore dhe ndërkombëtare, nga fusha e sportit dhe edukimit.