Mësimdhënësja Anduena Jusufi shembull i përkushtimit ndaj nxënësve: Promovoi dokumentarin “Sfida në sfidë me jetën në veri”

- Advertisement -

Grupi medial i shkollës “Musa Hoti”, promovoi dokumentarin “Sfida në sfidë me jetën në veri”.

- paragrafi 1 -

Projekt është fituar nga njëra prej mësimdhënësve më të mira që ka Mitrovica, Anduena Ademi Jusufi, shkruan Jepi zë.

- Advertisement -

Ky film dokumentar u realizua nën përkujdesin e arsimtareve: Elona Pozhegu, Arbenita Pestova, Valdete Mlinaku, të cilat me një angazhim maksimal arriten të krijojojnë diçka unike.

Në promovimin e këtij dokumentari ishte edhe drejtoresha e Arsimit Drita Kadriu, e cila vlerësoi lartë punën e grupit dhe realizimin e projektit në pëgjithësi.

Shkolla “Musa Hoti” përmes një postimi ka falënderuar familjen Siqeva, organizatat “KEC” dhe “CBM”, të cilat ishin pjesë e rëndësishme e këtij projekti./ Jepi zë

- Advertisement -