“Mësimdhënësit vështirë ia kalojnë muajit me pagat që marrin”

- Advertisement -

Mësimdhënësit janë ndarë të pakënaqur me Ligjin e ri të pagave ku shumica prej tyre në fillim të këtij viti përfituan rritje vec 50 euro.

- paragrafi 1 -

Ata shpresuan që vlera e koeficientit të jetë e lartë, por në fund SBASHK u pajtua me propozimin e Qeverisë që të jetë vec 105 euro, çka mësimdhënësit u dëshpëruan.

- Advertisement -

Duke parë se çmimet janë rritur në mënyrë enorme një rritje prej 50 euro që kanë përfituar është asgjë.

Albanian Education.net ka realizuar një anketë ku ka pyetur lexuesit: pagat e mësimdhënësve; a janë të kënaqshme apo me to vështirë e kalojnë muajin.

88% e lexuesve që shumica e tyre janë mësimdhënës pasi e ndjekin median tonë janë shprehur se mësimdhënësit me vështirësi kalojnë muajin me pagat që marrin, kurse 12% janë përgjigjur në opcionin e dytë që ka qenë pagat janë të kënaqshme.

- Advertisement -

AlbanianEducation.net